Protohistoria i referohet një periudhe midis prehistorisë dhe historisë gjatë së cilës një kulturë apo civilizim nuk ka zhvilluar ende shkrimin por ekzistenca e tyre është vënë në dukje nga kultura të tjera. Për shembull, në Europë keltët dhe tributë gjermanike mund të kenë qenë protohistorikë kur filluan të shfaqen në shkrime greke dhe romake . Një shembull tjetër janë dhe ilirët, të cilët nuk e kanë lënë të shkruar gjuhën e tyre por janë përmendur shpeshherë në burime të ndryshme greke e romake duke filluar që nga shekulli I 5 p.e.s.

Protohistoria mund edhe t'i referohet edhe periudhës tranzitore midis lindjes së shkrimit në një shoqëri dhe shkrimeve të historianëve të parë. Konservimi I traditave verbale mund te komplikojë cështjen sepse mund të japë burime historike dytësore për ngjarje edhe më të hershme. Site koloniale që përfshijnë grupe te përziera protohistorike dhe grupe të cilat kishin zhvilluar shkrimin e tyre gjithashtu studiohen si situata protohistorike.

Mund gjithashtu ti referohet një periudhe në të cilën dokumente historike fragmentale apo sipërfaqësore, që jo detyrimisht përfshinin një system shkrimi të zhvilluar, janë gjetur. Përmendim këtu tre proto-mbretëritë e Koresë.