Psikometrika është fushë studimi e cila merret me pjsën teorike dhe teknike të matjes psikologjike. Njëra pjesë merret me matjen e aftësive,dijes,personalitetit dhe arritjet edukative ,pjesa tjetër merret me pjesen statike te psikologjisë duke u bazuar ne matjet teorike. Psikometrkia bazohet ne dy detyra kryesore :(1) ndërtimin e instrumenteve dhe (2)zhvillimin e procedurave për matje.

Psikologet qe merren me këtë fushë quhen psikometristë të cilët posedojnë kualifikime ne shkalle te lartë te psikologjisë.

Historiku Redakto

Kjo fushë e studimit u formua nga psikometriani L.L.Thurstone në vitin 1936, në këtë degë kanë kontribuar edhe Ernst Heinrich Weber dhe Gustav Fechner. Këta shkenctarë zhvilluan dhe aplikuan afrimin teorik te lgjit te krahasimit gjykues.Në vitin 1950 Leopold Szondi pati nje vlersim historik mbi ndikimin e statistikave të mendimit në psikologji. Së fundmi psikometrika esht aplikuar në matjen e , besimit ,qëndrimit dhe arritjeve akademike.Matja e këtyre fenomeneve jo te vezhguara është shumë e vështirë,shumica e kërkimeve në këto fusha janë përpjekur ti percaktojnë këto fenomene mirpo matjet ndonjëherë nuk kanë treguar vlera të sakta psikologjike.

Instrumentet Redakto

Instrumentet e para psikometrike janë dizajnuar të masin konceptin e intelegjencës.Testet e intelegjencës janë vegla te rëndësishme per qëllime të ndryshme ne psikologji.Këto teste janë përdorur për të matur aftësitë në matematikë,shkrim dhe lexim.Pjesa më e madhe e psikometrisë është fokusuar në matjen e personalitetit me disa instrumente si: Minnesota Multiphasic Personality Inventory , Five-Factor Model dhe Myers-Briggs Type Indicator.


Konceptet Redakto

Dy konceptet kryesore ne psikometri janë serioziteti dhe vlefshmëria .Për shembull, dija e një studenti në universitet ne matematikë mund të konkludohet nga rezultatet në testin universitar dhe pastaj të krahasohet me dijen e një studenti në shkollë të mesme konkluduar nga një test më pak i vështirë se ai i universitetit,kjo formë testimi krahasuese drejton te paragjykimet. Shumë nga psikomteristët janë munduar ta eliminojnë test paragjykimin nga testet e tyre psikologjike.Test paragjykimi është formë e gabuar e cila drejton te një grup rezultatesh të pajustifikuara. Së fundmi psikologet janë munduar të zhvillojnë më shumë teste personalitetesh per të hyrë drejt në memorjen e njeriut duke bërë te mundur lehtesimin e problemeve shkencore mbi trurin dhe zonat në te cilat ndodhet kujtesa e njeriut.

Shënime dhe referenca Redakto