Pylli Sherud është një pyll mbretëror në Nottinghamshire, Angli dhe është i famshëm pë lidhjen e tij historike me legjendën e Robin Hudit. Ka qënë i pyllëzuar që në fundin e periudhës së akullnajave[1], Sherudi tashmë është reduktuar në vetëm 423 hektarë [2] vazhdon të rrethojë fshatin Edwinstowe (Eduinstou) si dhe pallatin Thoresby Hall. Pjesa e sotme e pyllëzuar është një mbetje e asaj që ka qenë më parë, njohur me emrin "shire wood" i Nottinghamshire-it,[3] i cili në të vërtetë mbulonte disa qarqe fqinjë (shire), në perëndim kufizohej nga lumi Erewash dhe pylli East Derbyshire.

Pamje e pyllit nga ana Verilindore

Pylli Sherud tërheq rreth 500,000 turistë nga gjithë bota çdo vit. Numri i vizitorëve u rrit ndjeshëm pas transmetimit të serive të Robin Hudit nga BBC2006.

Ky park gjithashtu mikpret edhe festivalin e Robin Hudit për një javë me rradhë çdo verë, duke krijuar një atmosferë mesjetare.

Lisi i Madh Redakto

 
Lisi i Madh, pema më e moçme e Pyllit Sherud

Pylli Sherud është shtëpia e Lisit të Madh, i cili sipas legjendës ka qenë vendstrehimi i Robin Hudit. Lisi i përket periudhës Viktoriane me një moshë rreth 800-1000 vjeçare. Degët e tij mbrohen me anë të një sistemi që të mos thyhen.

Lisi i Madh u cilësua në 2005 nga programi i BBC-së si Seven Natural Wonders (Shtatë Mrekulli Natyrore) si një mrekulli natyrore e Anglisë qëndrore.

Referime Redakto

  1. ^ As attested by pollen sampling cores.
  2. ^ NaturalEngland.org.uk
  3. ^ In Domesday, the forest covered perhaps a quarter of Nottinghamshire, in woodland and heath subject to the forest laws.

Lidhje të jashtme Redakto