Qemal Këllëçdaroglu (turqisht: Kemal Kılıçdaroğlu; lindur më 17 dhjetor 1948 në Ballëxha/Nazëmije, Provinca Tunxheli, Turqi) është një ekonomist, nëpunës civil në pension dhe politikan socialdemokrat turk. Ai është lider i CHP-së ("Partia Republikane Popullore") dhe ka qenë udhëheqës i opozitës kryesore në Turqi që nga viti 2010. Ai shërbeu si deputet për zonën e dytë zgjedhoreStambollit nga viti 2002 deri më 2015 dhe si deputet për zonën e dytë zgjedhoreIzmirit që nga 7 qershor 2015.

Qemal Këllëçdaroglu
Këllëçdaroglu duke mbajtur fjalim pas zgjedhjeve të nëntorit 2015
Kryetari i Partisë Republikane Popullore
Titullar
Në detyrë
22 maj 2010
Paraprirë ngaDeniz Baykal
Zv.Presidenti i Ndërkombëtares Socialiste
Në detyrë
21 gusht 2012 – 13 dhjetor 2014
ShtetiTurqia Turqia
Paraprirë ngaDeniz Baykal
Pasuar ngaUmut Oran
Të dhëna vetjake
U lind më
Kemal Karabulut

17 dhjetor 1948
Ballëxha, Nazëmije, Tunxheli, Turqia
Partia politikePartia Republikane Popullore (pas vitit 1999)
Lidhjet e tjera
politike
Partia e Majtë Demokratike (deri në vitin 1999)
Bashkëshortja/etSelvi Këllëçdaroglu
Fëmijët3
VendbanimiAnkara
ShkollimiAkademia e Shkencave Ekonomike dhe Tregtare e Ankarasë (Universiteti Gazi)
PunësimiBurokrat
Nënshkrimi

Përpara se të hynte në politikë, Këllëçdaroglu ishte nëpunës civil dhe shërbeu si President i Institucionit të Sigurimeve Shoqërore (SSK) nga viti 1992 deri në 1996 dhe përsëri nga 1997 në 1999. Ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 2002 dhe u bë kreu i grupit parlamentar të CHP-së. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ai u propozua si kandidat i CHP-së për Kryetar Bashkie të Stambollit dhe humbi nga AKP ("Partia për Drejtësi dhe Zhvillim") me 37% të votave, ku kandidati nga AKP mori 44.71% të votave. Ai u zgjodh nënkryetar i Ndërkombëtares Socialiste më 31 gusht 2012.

Pasi Deniz Baykal dha dorëheqjen si udhëheqës i partisë në vitin 2010, Këllëçdaroglu shpalli kandidaturën e tij dhe u zgjodh unanimisht pa kundërshtarë si udhëheqës i CHP-së. Ai shihej se do t'i jepte jetë të re CHP-së. Edhe pse CHP pa një rritje të mëvonshme në pjesën e saj të votave, ajo nuk ishte në gjendje të rrëzonte AKP-në në pushtet që nga viti 2023. Si lider i opozitës kryesore, strategjia e Këllëçdaroglu ka qenë të ndërtojë koalicione me tenda të mëdha me partitë e tjera, e cila kulmoi në formimi i Aleancës Kombe dhe fitoret e mëvonshme të CHP-së në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Ai është kandidati presidencial i CHP-së dhe Aleancës Kombe për zgjedhjet presidenciale turke të vitit 2023.

Jeta e hershme Redakto

Kemal Karabulut lindi më 17 dhjetor 1948 në fshatin Ballëxha të rrethit NazëmijeProvincën Tunxheli, Turqia lindore[1] nga Kamer, një nëpunës regjistrimi i veprave dhe gruaja e tij Jemush. Ai ishte i katërti nga shtatë fëmijët.[2] Babai i tij ishte në mesin e mijëra alevive të mërguar pas rebelimit të dështuar të Dersimit.[3]

Sipas İdris Gürsoy, familja e tij i përkiste klanit Cebeligiller të fisit Kureyşan dhe me prejaedhje zaza ose kurde,[4] por Këllëçdaroglu shmangu përmendjen e ndonjë etnie specifike. Gjatë viteve 1950, babai i tij ndryshoi mbiemrin e tyre nga Karabulut në Këllëçdaroglu, pasi të gjithë njerëzit në fshatin ku ata jetonin kishin të njëjtin emër.[2]

Kemali vazhdoi arsimin fillor dhe të mesëm në vende të ndryshme si Erciş, Tunceli, Genç dhe Elazig. Ai u shkollua për ekonomi në Akademinë e Shkencave Ekonomike dhe Tregtare të Ankarasë (sot Universiteti Gazi), nga e cila u diplomua në vitin 1971. Gjatë ditëve të rinisë, ai e fitonte jetesën duke shitur mallra.[2]

Karriera profesionale Redakto

Pas universitetit, Qemal Këllëçdaroglu hyri në Ministrinë e Financave si specialist i ri i llogarisë në vitin 1971. Më vonë u gradua kontabilist dhe u dërgua në Francë për trajnime shtesë profesionale. Në vitin 1983 emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Departamentit të të Ardhurave në të njëjtën ministri. Në atë kohë ai bashkëpunoi ngushtë me kryeministrin Turgut Ozal. Në vitin 1991, Kılıçdaroğlu u bë drejtor i përgjithshëm i Organizatës së Sigurimeve Shoqërore për Artizanët dhe të Vetëpunësuarit (Bağ-Kur). Një vit më pas ai u emërua drejtor i përgjithshëm i Institucionit të Sigurimeve Shoqërore (turqisht: Sosyal Sigortalar Kurumu, shkurtuar SSK).

Në vitin 1994, Kılıçdaroğlu u shpall "Nëpunës Civil i Vitit" nga e përjavshmja Ekonomik Trend.

Kemal Kılıçdaroğlu doli në pension nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore në janar 1999. Kılıçdaroğlu dha mësim në Universitetin Hacettepe dhe kryesoi Komisionin e Specializuar për Ekonominë Informale në kuadër të përgatitjes së Planit të Tetë Pesëvjeçar të Zhvillimit. Ai gjithashtu ka vepruar si anëtar i Bordit Ekzekutiv të İş Bank.[5]

Lidhjet e jashtme Redakto

  Commons: Qemal Këllëçdaroglu – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime Redakto

  1. ^ Yalçın, Soner (23 maj 2010). "Kılıçdaroğlu hakkında bilinmeyen tek gerçek". Hürriyet (në turqisht). Marrë më 26 maj 2010.
  2. ^ a b c "Nazımiyeli ailenin okuyan tek çocuğu". Radikal (në turqisht). 23 maj 2010. Marrë më 23 maj 2010.
  3. ^ "The Turkish opposition: Gandhi's rise". The Economist (në anglisht). 28 prill 2011.
  4. ^ Kemal Kılıçdaroğlu, Kürt değil, Zaza kökenli. (Kemal Kılıçdaroğlu, nuk është kurd, por me prejardhje zaza.), İdris Gürsoy, Aleviler Kılıçdaroğlu’nu nereye taşıyacak? Arkivuar 2013-10-12 tek Wayback Machine, Aksyon, 13 shtator 2010.
  5. ^ Party Leader Biography Arkivuar 2011-01-04 tek Wayback Machine, chp.org.tr Retrieved 2 February 2012.