Radiohead është një grup muzikor alternative rock Anglez nga Abingdon Oxfordshire, i formuar në vitin 1985 me emrin fillestar "On a Friday". Grupi përbëhet nga Thom Yorke (vokal, kitarë, piano), Jonny Greenwood (kitarë, tastierë, instrumente tjera), Ed O'Brien (kitarë, vokal shtesë), Colin Greenwood (kitarë bas) dhe Phil Selway (bateri).

Radiohead

Radiohead nxorrën këngën e tyre të parë, "Creep", në vitin 1992. Në fillim kënga nuk pati shumë sukses, por disa muaj më vonë, pas publikimit të albumit të parë Pablo Honey (1993), ajo u bë një hit mbarëbotëror. Popullariteti i grupit u rrit ndjeshëm në UK pas daljes së albumit të dytë, The Bends (1995). Albumi i tretë, OK Computer (1997), bëri që fama e tyre të merrte përmasa ndërkombëtare.

Sot Radiohead numërojnë mbi 40 milionë disqe të shitur në gjithë botën. Ata në vitin 2019 u bënë pjesë e "Rock and Roll Hall of Fame".

Diskografia Redakto

Albume studio Redakto