Ramateertham-i (ndonjëherë i shkurar Ramatheertham) është një fshat panchayat (i drejtuar nga një pleqësi prej pesë pleqësh) në Nellimarla mandal të distriktit Vizianagaram në Andhra Pradesh të Indisë. Është rreth 12 kilometra nga qyteti i Vizianagaramit. Është një vend i famshëm pelegrinazhi dhe një sit i lashtë arkeologjik që nga shekulli i III p.e.s.

Pamje e tempullit të rrënuar xhainist në Bodhikonda

Siti arkeologjik Redakto

 
Tempulli njëmijë vjeçar i Sri Rama-s në krye të Bodhikonda-s

Raporti i shqyrtimit arkeologjik[1] të vitit 1903 e përshkruan atë kështu: Ramateertham është një nga vendet e bëra të shenjta nga lidhja tradicionale me Raman. Tempulli dhe fshati në fund të vargut të kodrave prej shkëmbi solid në të cilin janë disa burime të pandërprera uji dhe vende të ndryshme të lidhur me emrin e Ramas. Xhainistët kishin gjithashtu një residencë aty, ku mbetjet e tij konsistojnë kryesisht në shpellat natyrore me pllaka skulpturore të vendosura në to dhe disa tempuj të vegjël me tulla të rrënuar. Është një nga pak vendet ku ekzistojnë mbetje të tempujve të xhainizmit. Gjurmët e vetme të mbetjeve të varrosura këtu është në Listat e Sewel-it (Vol. I, faqe 15) ku përmendet pirgu i madh i tullave të rrënuara dhe gurëve të prerë në një kodër që është e vështirë të arrihet. Deri së fundmi nuk dihej se këto mbetje ishin budiste. Që nga ajo kohë, janë bërë gërmime që kanë rezultuar në zbulimin e një pjese të madhe të asaj që është pa dyshim një manastir i madh dhe i rëndësishëm budist. Në kodrat prej graniti të zi në të cilat gjenden rrënojat e disa strukturave budiste dhe xhainiste të njohura si Bodhikonda. Përveç kësaj janë dy kodra të tjera të quajtura Gurabaktakonda (ose Gurubhakthulakonda) dhe Ghani konda (e njohur gjithashtu si Durga Konda) në të cilën gjenden rrënojat e një kompleksi manastrior budist të shekullit të III p.e.s. dhe shpellat shkëmbore me imazhe xhainiste Tirthankara në muret e shpellave.

 
Mbetjet e manastirit budist Gurubhaktulakonda në kompleksin e Ramateerthamit

Ky vend ka një rëndësi historike fetare si për budizmin ashtu dhe për xhainizmin të lulëzuar përkohësisht këtu. Në këtë vend budistët tregojnë gjithashtu se kishin një vendbanim të mëparshëm tashmë i shenjtë për xhainistët. Gërmimet nga Archaeological Survey of India nxorën në dritë disa mbetje të tjera përgjatë këtyre kodrave Ramateertham duke përfshirë relikore budiste dhe figura xhainiste. Ky sit tashmë është nën mbikqyrjen e Archaeological Survey of India, të rrethit të Hyderabadit.

Bodhikonda Redakto

Në Ramateertham gjenden tre linja kodrash që qëndrojnë paralele me lindjen dhe perëndimin dhe secila e ndarë nga tjetra nga një luginë e ngushtë. Më jugorja është e njohur si Bodhikonda dhe në të gjenden disa gjurmë të lidhura me Rama-n dhe mbetje xhainiste në shpella natyrore, art shkëmbor, imazhe dhe tempuj të rrënuar me tulla të xhainizmit në drejtimin jug-perëndimor të kodrës.

Durgakonda (Ghanikonda) Redakto

Kodra veriore është Durgakonda, e quajtur kështu nga një imazh i perëndeshës që qëndron në një shpellë natyrore në bazën e saj perëndimore. Përballë kësaj shpelle dhe në shkëmbin sipër saj janë disa kodrina. Ato përmbajnë mbetje budiste dhe xhainiste.

Gurabaktakonda Redakto

Kodra qendrore është e njohur si Gurabaktakonda (ose Gurubhakthulakonda) dhe mbi të në krahun verior të saj që gjenden rrënojat e manastirit budist. Kodra është formuar prej rrëpirës së shkëmbit të zhveshur solid, i rrumbullakët në majë dhe rreth 153 metra i lartë. Pranë majës së tij jugore, nën një mur vertikal shkëmbi është një burim i vazhdueshëm uji, pranë të cilit gjendet pirgu i tullave të rrënuara dhe disa imazhe xhainiste. Në majën shkëmbore janë disa pirgje tullash. Në faqen veriore të kodrës në lartësinë 122 metra nga baza është një platmorë e gjatë e parregullt rreth 275 metra e gjatë dhe mesatarisht më shumë se 30 metra e gjerë. Kodra zgjatet gjatë gjithë lartësisë së saj në një rrëpirë shkëmbore rreth 300 metra e lartë. Parregullsitë natyrore në faqen veriore të platformës janë krijuar nga muret prej guri. Përgjatë gjithë platformës është një seri pirgjesh me tulla që janë mbuluar nga një pyll i dendur. Deri tani gërmimet kanë rezultuar në zbulimin e ndërtesave në vazhdim të shënuara njëra pas tjetrës nga perëndimi në lindje. Baza e një stupe prej tulle në skajin perëndimor me diametër rreth 20 metra dhe një depozitë pranë saj që ishte pa dyshim mbushej me ujë nga burimi i përhershëm në majë të kodrës. Pranë saj në lindje është një masë e shkëputur grumbujsh shkëmbinjsh në majën lindore të të cilit qëndron një chaitya 17 metra e gjatë. Në absidën e saj është një “dagoba” guri në gjendje të mirë përveç një pjese të kubesë. Ajo përmban një kapak të një kutije relikesh. Në veri dhe jug të krahëve të ulët të masës shkëmbore janë dy radhë qelash prej tulle secila prej të të cilave mbaron me një stupa të vogël ose dagoba. Në lindje të saj është një holl me shtylla 23.5 metra katrorë me rreshta përforcueshish të rrëzuar ose të thyer. Dy chaitya të tjera të mëdha me muret akoma në këmbë për një lartësi të konsiderueshme pranë kësaj në lindje dhe në veri të tyre në faqen e jashtme të platformës është një rresht i gjatë qelash dhe ndërtimesh të tjera. Pirgjet e tjera në skajin lindor të platformës deri tani janë eksploruar vetëm pjesërisht. Një statujë guri i Budës me mantelin e valëzuar hijshmërisht, skulpturat Amaravati janë të vetmet e këtij lloji të gjetura deri tani. Chaityat janë të parregullta në orientimin e tyre me gjasa për shkak të periudhave të ndryshme të ndërtimit në kodër.

Tempulli i Rama-s Redakto

Këtu gjendet tempulli i lashtë dhe i famshëm i Ramachandra Swamy-t. Në këtë tempull mund të shihen idhujt e bukur të zotit Ramachandra Swamy, Sita dhe Lakshmana në kavacha argjendi. Në afërsi të tempullit është një liqen i bukur. Festat e Sri Ramanavami-t dhe Vaikuntha Ekadasi-t kryhen me madhështi dhe entuziazëm në këtë tempull. Rreth tempullit mund të shihen duke u endur shumë breshka me Vishnu Namam-e në kurrizin e tyre. Këtu gjendet gjithashtu edhe një Rama Stambham i vendosur nga Pedda Jeeyar. Pranë tempullit të Rama-s gjendet një tempull i Shivas, i ndërtuar në vitin 2007. Hyjnesha Shri Kamakshi në tempullin e Shivas është e mahnitshme. Ka mjaft aktivitete fetare që zhvillohen në tempullin e Shiva-s për çdo hënë të plotë dhe gjatë festimeve navaratri. Shumë besimtarë i vizitojnë të dy tempujt gjatë ditëve të shënuara. Ky vend ka mjaft rëndësi fetare dhe është gjithashtu historik.

Galeri Redakto

Referimet Redakto