Raymond "Ray" Kurzweil (i lindur më 12 shkurt 1948) është autor, shpikës, futurolog, dhe drejtor i inxhinjerisë në Google. Përpos futurologjisë, ai është i përfshirë në fushat si njohja e karaktereve optike (optical character recognition), sinteza tekst-në-shqiptim (text-to-speech synthesis), njohja e shqiptimit (speech recognition), dhe në instrumente muzikore elektronike me tastierë. Kurzweil ka shkruar libra mbi shëndetin, inteligjencën artificiale, transhumanizmin, singularitetin teknologjik, dhe futurologjinë. Ai është përkrahës publik i lëvizjeve futuriste dhe transhumaniste dhe ka mbajtur fjalime të shumta mbi këto çështje, në të cilat ai ka shprehur qëndrime optimiste për teknologjitë e zgjatjes së jetës dhe të ardhmen e nanoteknologjisë, robotikës, dhe bioteknologjisë.

Raymond Kurzweil
U lind në (1948-02-12) 12 shkurt 1948 (76 vjeç)
KombësiaAmerikan
ShkollimiMassachusetts Institute of Technology (B.S.)
Njohur përThe Age of Spiritual Machines; The Singularity Is Near; How to Create a Mind: The Secret of Human Thought Revealed; Kurzweil Music Systems
Bashkëshorti/jaSonya Rosenwald Fenster (1975–prezente)
ÇmimetGrace Murray Hopper Award (1978)
National Medal of Technology (1999)
Karriera shkencore
FushatFuturologjia, inteligjenca artificiale, njohja e karaktereve optike, sinteza tekst-në-shqiptim, njohja e shqiptimit
InstitucionetGoogle
Këshilltarë akademikMarvin Minsky

Librat Redakto

Lidhje të jashtme Redakto