Reçani (Gostivar)
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.054
{{{postal_code_type}}}
1231
TargatGV

Gjeografia Redakto

Fshati Reçan gjindet 9 km. nga Komuna e Gostivarit. Në qendrën e fshatit gjendet xhamia më e bukur dhe më e re në Komunën e Gostivarit. Në qendër të fshatit rrjedh lumi Mellca, i pastërt dhe i pasur me peshq. Fshati është i ndarë në dy pjesë: Muhalla e Epër dhe Muhalla e Poshtëm. Rrugët e fshatit janë të asfalltuara dhe të gjëra.

Demografia Redakto

Fshati Reçan është me popullatë 100% shqiptare, e cila vite më parë ka pasur 1500 shtëpi, tashmë shumica e popullatës është trasferuar në Gostivar.

Ekonomia Redakto

Pasuri natyrore i ka gështenjat , që gjinden në vendet e quajtur: RAHE, BREGADICA, SELISHTA dhe PODISHTA

Kultura Redakto

Nga të gjitha fshtrat e Komunës së Gostivarit, Reçani ka një kulturë të posaçme, e cila menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore i ka dhënë rëndësi shumë të madhe arsimit dhe kulturës. Prej fshatit Reçan kanë dalur edhe shumë mësues, arsimtarë, profesorë dhe shumë intelektual dhe politikan: Duhet përmenduer jashtzakonisht Dr. Mersel Hoxha i cili diplomoi në degën e medicinës në Beograd, më vonë kryetari i Komunës së Gostivarit, dhe , Doc. Dr. Fejzulla Shabani, i cili ka doktoruar në univerzitetin e Tiranës dhe ka qenë ish-zavendës ministr i Arsimit në Republikën e Maqedonisë. Në fshat ka qenë dhe është në funkcion shkolla fillore në gjuhën shqipe me mësues nga vet fshati, të cilët kanë diplomuar në fakulltetet më të larta të ish-Jugosllavisë, me drejtorin Sadbi Aziri.