Rezart Taçi (lindur në 1971 në Tiranë), biznesmen shqiptar. President i grupit "Taçi Oil", televizionit "Albanian Screen" etj. Biznesi i tij shtrihet dhe jashtë Shqipërisë, ndersa emri i Rezart Taçit është lakuar edhe nga mediat perëndimore mbi ofertat e tij ndaj ekipeve të "Serie A" në Itali. Njihet edhe si ambasador i drejtperdrejte i Shqipërise me organizimin e eventeve te medha sportive, duke mundësuar ardhjen në vendin tonë të ekipeve më të medha të futbollit Milan dhe Real Madrid.

Biografia Redakto

Rezart Taçi e filloi karrierën e tij në fushën e tregëtisë së hidrokarbureve në vitin 1998. Në vitin 2003 ai krijoi "Taçi Oil International Trading and Supply Company" shkurt Taçi Oil, e cila merret me tregëtimin me shumicë të karburanteve të përpunuara me depozita dhe stabilimente në Durrës dhe Shëngjin me kapacitet të përbashkët prej 80,000 m3. Në vitin 2004 krijoi Anika Enterprises një kompani ndihmëse për Taçi Oil në tregëtimin e karburantev me bazë në Zvicër. Në vitin 2006 krijoi KUID një kompani për shitjen me pakicë të karburanteve të rafinuara duke arritur në ditët e sotme me rreth 300 pika shitje karburanti me rreth 1400 punonjës në të gjithë shqipërinë. Në vitin 2008 Taçi Oil blen 85% të aksioneve të ARMO e cila ka në dispozicion 2 rafineri nafte. Ai zotëron po ashtu kompani si YPO Oil and Energy me qendër në Singapor e cila është edhe aksioneria kryesore e Vetro Energy me 51%, një kompani e krijuar për të privatizuar Albpetrolin me një vlerë prej 850 milionë eurosh por rezultoi në një dështim për arsye se Vetro Energy nuk garantonte dot kapacitetet financiare të kërkuara nga shteti shqiptar.[1]

Kompanitë Redakto

Angazhimet në sport dhe bamirësi Redakto

Rezart Taçi së bashku me të atin Mustafa Taçi drejtojnë klubin e futbollit KF Gramozi, në të cilin ka bërë mjaft investime. Rezart Taçi ka bërë disa tentativa për të blerë një klub futbolli italian si Bolonja ose blerjen e një pjese të aksioneve të AC Milan në sajë të miqësisë me Silvio Berlusconin. Rezart Taçi është president i Federatës Shqiptare të Shahut[2]. Po ashtua ai sponsorizon nëpërmjet Taçi Oil akademinë AC Milan Junior Camp një akademi për fëmijët nga 8 deri 16 vjeç, Taçi Oil po ashtu është një nga sponsorët e AC Milan. Ai ka bërë disa donacione bamirësie në një organizatë jo-fitimprurëse Dora e Ngrohtë.

Referime Redakto

  1. ^ "Rezart Taci Biography". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2013. Marrë më 10 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Affiliations". Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2012. Marrë më 10 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)