Rifat Begolli (Pejë, 27 mars 1897 - Tiranë, 17 prill 1945) ka qenë ministër i shtetit shqiptar.

Rifat Begolli
Ministër i Ekonomisë Kombëtare
Në detyrë
18 korrik – 25 tetor 1944
Paraprirë ngaAgo Agaj
Pasuar ngaMedar Shtylla
zëvendësisht ministër i Punëve Botore
Në detyrë
6 shtator – 25 tetor 1944
Paraprirë ngaMusa Gjylbegu
Pasuar ngaSpiro Koleka
Të dhëna vetjake
U lind më27 mars 1897
Pejë, Perandoria Osmane
Vdiq më17 prill 1945
Tiranë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësiminëpunës

Biografia Redakto

U lind në Pejë më 27 mars 1897, në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe plotor. Më 1916 ndoqi gjimnazin "Theresianum" të Vjenës. Më 1924 kthehet në Pejë.

Më 1943-'44 u zgjodh deputet në parlamentin e Mbretërisë Shqiptare dhe më 1944 u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore. Më 13 prill 1945 dënohet nga Gjyqi Special me burgim të përjetshëm dhe punë të rënda me akuzën e "kolaboracionistit". Katër ditë më vonë ndërroi jetë në burg.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 86. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)