Stampa:Infobox shkrimtar Rita Petro, e njohur gjithashtu edhe si Rita Filipi (13 mars 1962, Tiranë), autore tekstesh shkollore dhe poete shqiptare.

Biografia Redakto

Në vitin 1980-1984 ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Më 1993-1994 është specializuar në Universitetin e Athinës për Filozofi dhe Kulturë Greke (Philosophical School, Capodistrian University). Që prej vitit 1985 deri në vitin 2000 ka punuar redaktore në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe është aktivizuar në shumë grupe pune për programet, standardet, trajnimet që lidhen me lëndën e gjuhës dhe të letërsisë në shkollë[1]. Në vitin 2000 bashkëthemelon me Latif Ajrullain shtëpinë botuese ALBAS[2] e njohur vecanërisht për botime shkollore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë si dhe diasporë.

Rita Petro është bashkëautore në tridhjetë e gjashtë tekste shkollore të lëndës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Aktualisht është drejtoreshë e botimeve në ALBAS. Rita Petro ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale poetike brenda dhe jashtë vendit, e përfshirë në me krijimtarinë e saj në disa revista letrare dhe antologji të letërsisë së sotme botërore, e perkthyer dhe e botuar ne frengjisht nga Edmond Tupja, Ardian Marashi, në gjermanisht nga Hans. J. Lanksch, në anglisht nga Robert Elsie dhe Ukë Bucpapaj, në rumanisht nga Marius Dobrecsu dhe Luan Topçiu.

Veprat Redakto

Poezi Redakto

Çmime Redakto

  • Çmimi Kombetar i Bibliofilise - Lumo Skendo, 2014,
  • Cmimi i "Karrierrës për krijimtarinë poetike", 2015
  • "Onufri", në Festivalin poetik të Verës, (1999)

Referimet Redakto

  1. ^ http://floripress.blogspot.com/2013/11/poezi-ne-floripress-nga-rita-petro.html
  2. ^ http://www.portalishkollor.al/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2015. Marrë më 22 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme Redakto