Roland Trebicka (13 janar 1947Korçë – † 6 mars 2013Tiranë) ishte një aktor shqiptar i nderuar me çmimin Artist i merituar.

Biografia Redakto

Roland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme "Raqi Qirinxhi" në vendlindje.

Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt "Estrada e Ushtarit". Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, "Jovan Bregu" është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.

Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nesti).

Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet. [1]

Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq nga kanceri në mushkëri më 6 mars 2013. [2]

Interpretime Redakto

Role në teatër
Viti Titulli Shënime
2011 Martesa e avokatit
2010 Berberi i Seviljes
2009 Te gjithë kanë huqe komedi
2009 Kohë për t‘u çmendur
1999 Po vjen ai serial, Jovan Bregu
1998 8 persona plus komedi, Lipin
1990 Valsi i Titanikut dram, Spirake Nenculesku
1985 Pallati 176 komedi, Jovan Bregu

1999

Role në filma
Viti Titulli Shënime
2011 (?) kerkohet nje genjeshtar komedi
2004 Tifozët serial komik
1996 Gjumi i Gjate telekomedi
1993 Humor parlamentar telekomedi
1984 Endërr për një karrikë interpreton Vaskën
1979 Radiostacioni
1978 Koncert në vitin 1936 interpreton Nestin
1961 Debatik interpreton Kostën

YouTube Redakto

1977 Arturo Ui (Roli ne Pjesen e Dyte) - http://www.youtube.com/watch?v=sljdLPtwxqU

1990 Zbutja e Kryeneces - http://www.youtube.com/watch?v=cwwLRtb4RW8

1991 Valsi i Titanikut - http://www.youtube.com/watch?v=u7eVeCRYL2Q

1996 Gjumi i Gjate - http://www.youtube.com/watch?v=yBzGRY_3-_8

1998 8 Persona Plus - http://www.youtube.com/watch?v=LI6Tyk4XlFs

1998 Vizita e Inspektorit - http://www.youtube.com/watch?v=JWglewUlzro

2011 Te Gjithe me Huqe - http://www.youtube.com/watch?v=RrDpLLlBKaI

Nderime Redakto

Titulli artist i merituar eshte tashme larg.Nuk e kuptoj si nuk gjendet gjekundi titulli "MJESHTER I MADH",duke qene se u mor ne Korçe po ate dite qe mori dhe titullin "QYTETAR NDERI I KORCES"

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Roland Trebicka i rikthehet skenës së Teatrit Kombëtar
  2. ^ "Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. Amaneti për të afërmit: Mos qani për mua". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2013. Marrë më 6 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)