Rovena Stefa këngëtare shqiptare.

Jeta dhe karriera Redakto

Lindi në Fier27 Prill 1979, ajo është një nga pop-këngëtaret me te mëdha Shqiptare. Albumi i parë "Bie dëborë" pati shumë sukses në Itali, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Britania e Madhe, Belgjikë... ku Rovena bëri një tour te madh e ku kënga "Më bën magji" ishte një hit i madh. Ajo është njohur nga gjithë diaspora shqiptare dhe koncertet e saj janë te shumta kudo qe jetojnë shqiptaret.

Ne 1 Qershor 2002 doli albumi "Bie dëborë" u be hit i veres pati shitjet më të mëdha për disa vjet me radhe duke i sfiduar shume këngëtare te tjerë.

Gazeta të mëdha shqiptare edhe të huaja shkruan për Rovenën si një yll te ri te Shqipërisë me një zë te mrekullueshëm dhe pamje shume te veçante e seksuale.

Albumet e saj te ardhshëm "Paraja" dhe "Dasma" do te rezultonin një vazhdim suksesi për këngëtaren duke e ngjitur ne emrat me te mëdhenj te Muzikës Shqiptare, ne vitin 2005 e 2006 Rovena filloi te këndonte dhe ne zhanrin popullor duke pasur mjaft sukses me këngët "A po vjen me mue", "Dasma", "Me kapele karrocieri", "Jam ëmbëlsire","Llokum", "Adrese pa emër", "Burre te martuar dashurova".

Rovena është e njohur për hitet e mëdha dhe tematiken e teksteve tepër te veçante dhe ne disa raste mjaft sociale dhe kritikuese. Gjithashtu këngëtarja është nga te paktat Artiste te kompletuara pasi ka kryer Fakultetin e larte te Juridikut duke përfunduar studimet me rezultate te larta.

Ne vitin 2008 Rovena Del me albumin e saj te 5-te dhe nxjerr ne treg dhe një album ne bashkëpunim me këngëtarin Shpat Kasapi ne rrymën popullore. Te dy albumet pate një sukses te madh duke e shndërruar Rovenën ne Diva te madhe Shqiptare. Gjithashtu ne vitin 2008 ajo nxjerr ne treg 2 video te reja : "Mall" dhe "Rrofte Shqipja dhe Vatani". Videoja "Mall", pati një buje te madhe për sa i përket erotizmit te madh qe patën pamjet, Rovena ne spot me një model shume hot dhe te gjitha mediat shkruan për suksesin dhe shikueshmërinë e madhe ne internet qe pati kjo video, mbi 1.000.000 shikime brenda pak muajve.

Ne vere 2009 Rovena me menaxheren e saj Elisa Stefa hapen "Rovena Club", një diskoteke verore ne bregdetin e Durrësit ne te cilin çdo dite ka pasur një publik te madh nga te gjitha trevat shqiptare dhe mjaft te rinj e mosha te ndryshme qe nga fëmijët e deri me te moshuarit, Rovena këndonte repertorin e saj dhe këngët me te bukura Shqiptare te momentit.

Albumet Redakto

  • 1 Qershor 2002, "Bie dëborë"
  • 9 Gusht 2003, "Paraja"
  • 25 Nëntor 2004, "Dasma"
  • 7 Korrik 2006, "Llokum"
  • 1 Tetor 2008, "Lum e Lum"

Singëll Redakto

  • 2005, "Mos thuaj" (me Blero)
  • 2007, "Për një kafe" (me Altin Shira)
  • 2007, "Xhelozia" (me Duli)
  • 2008, "Potpuri popullore" (Shpat Kasapi)
  • 2009, "Rroftë Shqipja dhe Vatani" (Një kënge patriotike popullore jugu)

Lidhje të jashtme Redakto