Rrahman Morina ishte politikan kosovar, që ishte në krye të Partisë komuniste të Kosovës në vitet '90 dhe njëherit i cilësuar si dorë e zgjatur e Serbisë komuniste dhe si bashkëpunëtor i regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Karriera e hershme Redakto

Morina ka filluar karrierën e tij si polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës. Në vitin 1981, ai u emërua si ministër i punëve të brendshme dhe kështu morri pozitën më të lartë të forcave të armatosura shqiptare në Kosovë. Në të njëjtin vit, gjatë demonstratave në Kosovë, ai ka urdhëruar policinë që të ndaloj demonstratat, pa u konsultuar me qeverinë e atëhershme kosovare. Për këtë arsye Mahmut Bakalli është detyruar të jep dorëheqje. Sipas Beogradit ai nuk ishte i përshtatshëm si udhëheqës i Kosovës.

Udhëheqës i Kosovës Redakto

Në fund te janarit te vitit 1989 Rrahman Morina ish-shefi i policisë së Kosovës u bë udhëheqës i Lidhjes Komunistëve të Kosovës, pas largimit të Azem Vllasit, dhe Kaqusha Jasharit me urdhërin e Millosheviqit, sepse këta ishin disa nga përfaqësuesit e fundit shqiptar në qeveri. Zgjedhja e Morinës u bë si pasojë e presionit të ushtruar nga udhëheqja serbe pasi disa funksionarë shqiptar ishin shprehur në favor të dy eksponentëve proserbe Husabedin Azemi dhe Ali Shukria. Për Millosheviqin zgjidhja më e mirë ishte qe Kosova t'i besohej një kryepolici. Me 20 shkurt te vitit 1989 shpërthyen demonstratat e shqiptareve përpara miratimit te kushtetutës serbe e cila ankesonte autonomine e Kosoves dhe  ne krye te demonstratave ishin minatorët e kompleksit industrial te Trepçës ne Mitrovice te Kosovës. Ne minierën e Stari Tergut 1500 punëtor nisen grevën e urisë ne galeritë e thella meçe ata kërkonin dorëheqjen e udhehqesise te asaj kohe siç ishte  Morina, Azemi, Shukrija dhe ruajtjen e autonomisë se vitit 1974. Kushtet ne te cilat u zhvillua greva qene te llahtarshme. Pak dite me vone "Shqiptaret e mire" te shumëpërfolurit Morina, Azemi, dhe Shukria dhëne dorëheqjen. Dorëheqja u dha ne mbledhjen e jashtëzakonshme te kryesisë se organizatës se partisë ne Prishtine gjë qe te le te kuptosh karakterin e nxituar te këtij veprimi. Ka shume te ngjare qe te tre te lartpërmendurit nuk arritën, t'i bënin balle trysnisë se bashkëkombësve te tyre;grevistet e Trepçës i kërcënonte nga çasti ne çast vdekja ndërsa mbështetja qe ata gëzonin nder shqiptaret ishte e tejskajshme. Tani minatorët mund te dalin nga galeritë e tyre, tha Azemi ne diskutimin e tij te fundit. Ndërkaq Morina ushqente shpresa se kishte ardhur koha qe te shpërblehej për qëndrimin e tij duke i njohur si partner dhe jo thjesht si vegël e serbeve. Vetëm disa muaj me vone ai vdiq ne rrethana te pasqaruara. Morina thuhet se ka qenë dora e Millosheviqit, por serbët thonë se Millosheviqi e urrente Morinën. Millosheviqi njiher kishte shkuar në zyrën e Lazar Mojsovit, i hidhëruar shumë dhe kishte kërkuar që menjëherë të largohet Morina nga funksioni i tij si udhëheqës në Kosovë. Millosheviqi bile është kërcënuar se do të jepte dorëheqje nëse nuk do te largohej Morina.

Vdekja Redakto

Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në rrethana të dyshimta në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Zyrtarisht është thënë atëherë se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, por shumë njerëz thonë se është helmuar. Për deri sa disa mendojnë se ka qenë helmim të tjerë tregojnë për rastin e gjuajtjes me armë zjarri në Kuvendin e Kosovës. Rrahmani dyshohet se kishte plagosur Momqillo Trajkoviq. Por ajo qe dihet se pas mbledhjes i plagosur ka qene Trajkoviq ndersa dy police tjere dyshohet se kishin shkrepur automatikin ne trupin. Informacion i cili asnjehere nuk eshte verifikuar.

Jeta personale Redakto

Morina ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia. Nderkaq serbet e Kosoves kishin filluar nje propagande e cila ishte ne funksion te politikes se re ne Beograd ku ankoheshin se shqipetaret ishin duke ushtruar terror ndaj tyre. Ndersa Policia e Krahines se Kosoves kishte perdorur vetem njehere forcen ndaj demonstruesve serb ne Fushe Kosove ne praneren e vitit 1987.

Polemika Redakto

Politikanët kosovarë, shokë të tij në qeverinë Jugosllave, nuk kanë treguar kurrë se çka ka ndodhur me të vërtetë në mbledhjen e fundit në të cilën edhe ata kanë qenë pjesëmarrës: çka ka ndodhur me Rrahman Morinën.

Disa politikanë serb shkruajnë në forumet e tyre në internet se Millosheviqi i frikohej Morinës sepse ai e konsideronte Morinën nacionalist shqiptar me influencë. Në disa faqe interneti të komuniteteve serbe thuhet se Morina kurrë nuk ka raportuar në Serbi, por i mbante të fshehura informatat me rëndësi për ngjarjet në Kosovë. Për këtë arsye shërbimi sekret i Serbisë i ka dhënë Morinës notë negative si bashkëpunëtor.

Disa e shtrojnë pyetjen se nëse Morina ka qenë dorë e Serbisë, sikur që të gjithë e njohin nga Kosova, pse është eliminuar ai nga Serbët, por jo nga shqiptarët kosovarë. Edhe ata kanë qenë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.

Referimet Redakto