Rrethimi i dytë i Krujës nga Perandoria Osmane u zhvillua në 1466KrujëShqipëri dhe zgjati deri më 1467. Forcat osmane u drejtuan fillimisht nga sulltan Mehmeti II dhe më vonë nga Ballaban. Edhe pse epërsia e tyre ishte në numër dhe në armatime ata nuk mund të pushtonin qytetin dhe u mundën nga forcat e Skënderbeut.[1]

Rrethimi i dytë i Krujës
Pjesë e Luftërat shqiptaro-osmane

Kështjella e Krujës
DataFilloj në qershor, 1466
Vendodhja
Pasoja Shqipëria fiton; Osmanët tërhiqen nga Shqipëria.
Palët pjesëmarrëse
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit

Skanderbeg
Tanush Topia

Mehmed II
Ballaban Badera 
Fuqia ushtarake
4,400 nën udhëheqjen e Tanush Topia, 8,000 jasht kështjellës nën Skënderbeun 150,000 deri në gusht; 80,000 ikën nën Ballaban
Viktimat dhe humbjet
Disa 34.000-35.000

Rezistenca e shqiptarëve përshkrohet nga Tursun Beu: shqiptarët kishin marrë malet dhe rrinin në luginat ku kishin kullat e tyre, po kur u kapën nga forcat e Sulltanit e të Ballabanit, u shndërruan në skllevër, dhe do shiteshin me 3000–4000 akçe për frymë. Mikel Kritobuli, një historian grek i sulltanit, përshkruan rezistencën sesi shqiptarët zotëronin malet dhe arratiseshin në to,[2][3] kurse këmbësoria e lehtë osmane ngjitej drejt tyre ku i masakronte nëpër maja. Shumë shqiptarë hidheshin nga shkëmbinjtë që t'i shpëtonin masakrës.[2][3][4] Ushtarët e Ballabanit ktheheshin nga malet me skllevër dhe plaçkë.[5][6] Mehmedi urdhëroi forcat e Ballabanit të prisnin gjithë pyjet ku kalonin rrugët kryesore. Në këtë mënyrë rrugët ishin të sigurta për ushtritë osmane.[7]

Faza e parë e fushatës së osmanëve ishin të izolonin Krujën për dy muaj.[5] Sipas Barletit, Skënderbeu kishte 4400 burra nën Tanush Topiajn si mbrojtës të kështjellës.[8] Kjo forcë përfshinte 1000 venecianë nën Baldasar Perduçin,[9] dhe 200 pushkatarë e shigjetarë napolitanë.[10] Skënderbeu i hoqi burrat e tjerë nga Kruja, ndërkaq që Mehmedi me Ballabanin e ushtritë e tyre po i drejtoheshin Krujës.[11] Ballabani i ofroi para trupave që mbronin Krujën, që të dorëzoheshin, po këto nuk pranuan dhe filluan të bombardojnë pozicionet osmane.[12] Osmanët pastaj, nën Ballabanin, filluan të bombardojnë kështjellën, po pa rezultat.[13][11][14] Sipas burimeve dokumentare, rrethimi filloi në mes të qershorit, një muaj pasi Mehmedi filloi fushatën masakruese të Shqipërisë lindore.[15] Sipas një akti të lëshuar në Monopoli, Pulia, ushtria osmane nën Ballaban Pashën komandant, e Sulltanin kryekomandant, kishte masakruar 14000 njerëz dhe plaçkitur shumë zona të populluara e Skënderbeu do arratisej së shpejti në Itali.[16] Gjithsesi, Skënderbeu ndenji në Shqipëri, por dërgoi në Itali 12 anije me banorë të Krujës, mes të cilëve Donikën e të birin.[17][13]

Pasi dy muaj luftimesh të ashpra Mehmedi u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria.[18] Sulltani la 18000 kalorës dhe 5000 këmbësorë nën Ballaban Pashën në Shqipëri dhe, në qershor 1466, u tërhoq me pjesën tjetër të ushtrisë.[19][20] Gjithashtu sulltani hoqi rrethimin e Durrësit ku vodhi e plaçkiti në territoret përreth qytetit.[9][19] Gjithashtu mori me vete 3,000 shqiptarë rob.[21]

Përveç se sulltani i la Ballaban Pashës drejtimin e ushtrisë osmane në Shqipëri, për të dobësuar pronat e Skënderbeut dhe për të ushtruar presion të vazhdueshëm në viset e lira shqiptare sulltani organizoi Sanxhakun e Dibrës në Shqipërinë lindore. Në tetor 1466, përveç premtimit për postin e dizdarit të Krujës, sulltani i kishte dhënë Ballabanit në zotërim prona të mëdha në rajonin e Tetovës për ta motivuar të luftonte energjikisht për nënshtrimin e viseve shqiptare.[22] Gjithashtu sulltani dhe Ballabani ndërtuan |kalanë e Elbasanit për të dobësuar forcën e Krujës dhe për ta mbajtur si bazë për sulme të mëvona osmane.[15] Mehmeti kishte vendosur të rindërtonte një kështjellë, atë që është tani është ne Elbasan e cila do të siguronte një bazë për sulmet e ardhshme osmane në zonat e kontrolluara nga Skënderbeu. Kalaja shqetësonte edhe Venecian meqë Elbasani është ndërtuar në brigjet e lumit Shkumbin e cila do të lejojë osmanët për të dërguar anije në Adriatik dhe kërcënojnë kolonitë veneciane.[23]

Mundja e osmaneve tregoi se Skënderbeu nuk mposhtej dot akoma kollaj.[24] Kjo fitore e lejoi Skenderbeun t'i bënte vizitë Ferdinandit në Itali po nga ai mori vetem 1000 dukatë, 300 karro me grurë dhe 500 dukatë me municione. Ndërkaq kur Skënderbeu ishte te Ferdinandi, ky i fundit pranoi një ambasador nga Mehmedi, i cili ofronte paqe dhe thonte se osmanët nuk kishin qëllime agresive ndaj Napolit. Ferdinandi e pranoi propozimin e paqes dhe Skënderbeu në prill 1467 u kthye në Shqipëri.[25] Ndërkaq Ballabani vazhdoi të forconte rrethimin e Krujës. Mbasi Skënderbeu u kthye në Shqipëri, situata politike filloi të ndryshojë. Fisnikët shqiptarë, dikur të ftohtë me Skënderbeun, mes të cilëve Lekë Dukagjini, tashmë ishin bindur që ishin në rrezik dhe bënë aleancë me Skënderbeun. Sakaq edhe venecianët nuk bënë më pazar me Mehmedin dhe bënë edhe ata aleancë me Skënderbeun. Skënderbeu u takua me Lekë Dukagjinin e shqiptarë fisnikë të tjerë dhe në Lezhë bën plan të sulmonin forcat e Ballabanit.[26] Bashkë me 400 kalorës të Dukagjinit dhe një numër të madh kalorësish, 600 ushtarë italianë, dhe 4000 ushtarë vendas nga Durrësi, Shkodra, Lezha, Drivasti, Drishti, dhe Tivari, Skënderbeu mblodhi rreth 13400 burra që të hiqte rrethimin e Ballabanit.[27]

Kampi i Ballabanit ishte mbi kodrat në jugperëndim të Krujës, pra poshtë malit Sarisalltëk, ku ai kishte forcat kryesore. Pjesa tjetër e ushtrisë rrethonte Krujën.[14] Skanderbeu dhe aleatët e tij marshuan nëpërmjet gojës së lumit të Matit dhe kaluan nëpërmjet zotërimeve të Jonimës deri te kufijtë e Krujës.[28] Komandantët e Skënderbeut kishin grupime të ndryshme për një sulm mbi trupat e Ballabanit: shqiptarët e veriut ishin nën komandën e Dukagjinit, batalionet veneciane nën komandën e Monetës, dhe garda e Skënderbeut ishin nën të direkt, kurse mbrojtësit e Krujës brenda në kala do vazhdonin ta mbronin atë. Forcat e Monetës dhe burrat e Dukagjinit do sulmonin forcat rrethuese të Ballabanit nga veriu dhe burrat e Skënderbeut do sulmonin nga jugu i Krujës, duke bllokuar edhe ndonjë furnizim të mundshëm të osmanëve nga lindja.[29] Skënderbeu në fillim sulmoi gardën e Ballabanit dhe i mori pikën strategjike.[14] Më vonë Skënderbeu mundi forcat e të vëllait të Ballabanit, Jonuzit, të cilin e kapi rob, së bashku me të birin.[14][30] Katër ditë më vonë, më 23 prill 1467, ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.[31] Vrasësi i Ballabanit ishte Gjergj Aleksi (Georgius Alexius), një ushtar i gardës së Skënderbeut, i cili i kishte gjuajtur me një arkbys (pushkë e shekullit XV).[32].[29][33]

Referime Redakto

  1. ^ Noli, Fan Stylian, George Castrioti Scanderbeg (1405–1468), International Universities Press, 1947.
  2. ^ a b Frashëri 2002, p. 428
  3. ^ a b Freely 2009, p. 109
  4. ^ Hodgkinson 1999, pp. 209–210
  5. ^ a b Frashëri 2002, p. 429
  6. ^ Hodgkinson 1999, p. 210
  7. ^ Schmitt 2009, p. 380
  8. ^ Noli 1947, p. 330
  9. ^ a b Babinger 1978, p. 252
  10. ^ Schmitt 2009, p. 372
  11. ^ a b Frashëri 2002, p. 430
  12. ^ Franco 1539, p. 343
  13. ^ a b Freely 2009, p. 110
  14. ^ a b c d Karaiskaj 1981
  15. ^ a b Frashëri 2002, p. 431
  16. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Frasheri424
  17. ^ Frashëri 2002, p. 425
  18. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, 2002, vëllimi 1, pjesa e dytë: Mesjeta, kreu VI, nënkreu 5, fq. 452
  19. ^ a b Setton 1978, p. 279
  20. ^ Franco 1539, pp. 343–344
  21. ^ Babinger 1978, p. 253
  22. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, 2002, vëllimi 1, pjesa e dytë: Mesjeta, kreu VI, nënkreu 5, fq. 454
  23. ^ "Rrethimi i Dytë i Krujës (1468)". Letërsia.fajtori.com. Marrë më 14 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Frashëri 2002, p. 450
  25. ^ Frashëri 2002, p. 451
  26. ^ Frashëri 2002, p. 453
  27. ^ Franco 1539, pp. 344–345
  28. ^ Schmitt 2009, p. 400
  29. ^ a b Frashëri 2002, p. 454
  30. ^ Noli 1947, p. 333
  31. ^ Biçoku, 2002, fq.454
  32. ^ Nelo Drizari (1968). Scanderbeg; His Life, Correspondence, Orations, Victories, and Philosophy. National Press. An alert soldier on his security staff stole the bloody show: He shot Ballaban Pasha dead with his flintlock gun. His name: Gjergj Aleksi {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Franco 1539, p. 345