Saaremaa është ishulli më i madh i Estonisë, me sipërfaqe prej 2673 km². Kryeqendra e ishullit është qyteti Kuresaare, i cili ka rreth 15 000 banorë. E gjithë popullsia e ishullit është rreth 39 000 banorë.

Gjeografia Redakto

 
Afër shkëmbinjve Panga, Saaremaa

Ishulli formon një pengesë mes Detit Baltik dhe Gjirit të Rigës. Pika më e lartë në ishull është 54 m mbi nivelin e detit. Ishulli ka një krater të formuar nga një meteorit që ra në këtë ishull ne vitet 800 p.e.s. Shkurrja karakteristike për Saaremaan është dëllinja e cila është dhe simboli i ishullit. Saaremaa ka një klimë më të butë se pjesa tjetër e Estonisë, duke qenë në mes të Detit Baltik. Kjo ka sjellë rritjen e një sërë bimësh e pemësh endemike. 40% e ishullit është e mbuluar nga pyjet e përziera. Brigjet e Saaramaas banohen nga fokat gri të Baltikut.

Meteoriti i Kaalit Redakto

 
Krateri kryesor në formë rrethore

Krateri i Kaalit është një grup prej 9 krateresh të formuara nga përplasja e meteoritëve. Krateri më i madh ka një diametër prej 110 metrash, dhe formon një liqen të vogël.

Popullsia Redakto

Pjesa më e madhe janë estonezë (97%), dhe minoriteti më i madh janë rusët, rreth 2% e popullsisë.

Transporti Redakto

 
Rrugë në Saaremaa

Në Saaremaa mund të shkohet me traget nga Virtsu në pjesën kontinentale të Estonisë, nëpërmjet ishullit Muhu i cili lidhet me Saaremaan me anë të një rruge. Gjithashtu, Saaremaa ka dhe një aeroport të vogël i cili lidh ishullin me Talinin.

Foto Redakto

Referimet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Stampa:Wikiatlas

Stampa:Ishujt e Estonisë Stampa:Ishujt e Detit Baltik