Safet Zhulali (Strugë, 11 mars 1944 - Tiranë, 13 prill 2002) ka qenë arsimtar, deputet në dy legjislatura dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1992 - 1997.

Safet Zhulali
Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë
Në detyrë
13 prill 1992 – 1 mars 1997
Paraprirë ngaAlfred Moisiu
Pasuar ngaShaqir Vukaj
Të dhëna vetjake
U lind më11 mars 1944
Strugë, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
Vdiq më13 prill 2002
Tiranë, Republika e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePD
Fëmijëttri vajza
Punësimiarsimtar, politikan

Biografia Redakto

U lind në Strugë më 1944, i biri i Shemsi Zhulalit nga Libohova dhe Dritës nga Gjirokastra, me profesion arsimtarë. Në vitin 1946 familja Zhulali u vendos në Peshkopi, ku Safeti ndoqi dhe mbaroi shkollën fillore dhe të mesme Pedagogjike, U diplomua për Matematikë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1970, dhe menjëherë punon si mësues matematike së pari në Bellovë, dhe më pas në Melan,[1] në Gjimnazin e Peshkopisë duke kryer me pas dhe specializimin ne degen e matematikes prane UT.

Në vitet 70 përfaqëson ekipin e shahut “Korabi”, dhe bëhet trajner i ekipit të shahut për femra “Korabi”, deri më 1988 duke u shpallur si ekip edhe kampion kombëtar. Në vitin 1990 bëhet nismëtar i lëvizjës së parë pluraliste në rrethin e Dibrës ku themelon Partinë Demokratike dhe zgjidhet kryetar i pare saj.

Garon me siglën e Partisë Demokratike për rrethin e Dibrës dhe zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë më 22 mars 1992, dhe më 13 prill 1992 emërohet Ministër i Mbrojtjes deri në vitin 1996. Rizgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe merr përsëri detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në 1996 deri në mars 1997. Presidenti i Republikës Sali Berisha e dekoron me “Urdhërin e Lirisë, klasi I”, me motivacionin “Për merita të larta patriotike në sigurimin e lirisë dhe për shërbime të shquara në reformimin e ushtrisë.”

Gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër i Mbrojtjes, institucionalizoi marrëdhëniet e Shqipërisë me strukturat Euro Atlantike dhe depozitoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO, kauzë të cilën e ndoqi me protagonizëm deri në fund të detyrës së tij. Gjatë kësaj kohe ndërmerr reformat më rrënjësore në të cilat duhet t’i përshtateshin një realiteti dhe fizionomie krejt të re si në formë, ashtu edhe përmbajtje. Si Ministër i Mbrojtjes luajti një rol të rëndësishëm në reformimin e ushtrisë shqiptare duke i dhënë një mbështetje të madhe zbatimit të ideve të reja përparimtare, marrëdhenieve me SHBA-në e BE-në, mbrojtjes së statusit të ushtarakut etj. Mbrojti me forcë të drejat e ushtarakëve e familjeve të tyre e të punonjësve që u liruan nga reforma në ushtri. Ndërton marrëdhënie të ngushta partneriteti me strukturat e NATO-s dhe vendet e saj anëtare. Është Ministri i parë shqiptar që viziton Pentagonin, madje tri herë gjatë ushtrimit të detyrës së tij, dhe pritet me protokollin dhe nderimet më të larta që rezervohen për personalitetet më të larta të huaja në SHBA. Gjatë kësaj kohe viziton Shqipërinë dhe Sekretari amerikan për Mbrojtjen Ulliam Perry. Spikasin vizita e takime të shumta zyrtare jashtë vendit me homologë të tij.

Ndahet para kohe nga jeta më 13 prill 2002, duke lënë pas bashkëshorten dhe tri vajza.

Nderime Redakto

Më 22 nëntor 2006, Këshilli Bashkiak i qytetit të Peshkopisë e shpall Safet Zhulalin “Qytetar nderi”, me motivacionin: “Qytetar, mësues, sportist, intelektual shembullor, themelues i pluralizmit politik në rrethin e Dibrës, projektues dhe zbatues i integrimit të Shqipërisë në NATO”. Për nder të tij edhe rrugës që të çon për në gjimnazin e Peshkopisë iu dha emri “Safet Zhulali”. Ai ende kujtohet dhe nderohet në Peshkopi si një ndër intelektualët që bënë gjithçka të mirë dhe të bukur për këtë qytet. Në gusht të vitit 2008, në kuadër të 100-vjetorit të çeljes së shkollës së parë shqipe në qytetin e Libohovës, Safet Zhulalit iu dha titulli “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Për ndihmesë të shquar dhe të vyer në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj”.

Në dhjetor të vitit 2009 Dekorohet nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami me Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin: "Për kontribut të shquar, si Ministër i parë i Mbrojtjes në periudhën e ndryshimeve demokratike të vendit, në reformimin, ristrukturimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura".

Referime Redakto

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet: anëtarët e Këshillit të Ministrave në vitet 1912-2012, jetëshkrimet e tyre dhe veprimtaria e ekzekutivit shqiptar. Tiranë: 55. fq. 112.