Sakib Korkuti (1884-1929), ka lindur në Travnik, Bosnje dhe Hercegovinë. Pas përfundimit të arsimit fillor dhe atij të mesëm, në vitin 1917, caktohet drejtor i Medreses së Qarkut në Sarajevë. Eshtë njëri nga themeluesit e Organizatës Myslimane Jugosllave (JMO), përfaqësues i partisë në kuvendin kombëtar, kryeredaktor i revistës "Drejtësia (Pravda)" dhe nga viti 1923 ishte shkurtimisht në kryesinë e Organizatës Myslimane Popullore Jugosllave - JMNO dhe redaktor në revistën "Irshada (Iršada)". Nga viti 1924 politikisht ishte joaktiv. Në vitin 1927 caktohet në detyrën e myftiut. [1]

Gjatë tërë jetës së tij, me sukses u angazhua në punën publicistike, dhe në këtë veprimtari konsiderohet si më i shquari nga Bosnja dhe Hercegovina, në gjysmën e parë të shekullit XX.[2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Banac, Ivo (2015). The National Question in Yugoslavia. Cornell University Press. ISBN 9781501701931. Marrë më 24 shtator 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  2. ^ Nathalie, Clayer; Alexandre, Papas; Fliche, Benoit (2013). L'autorité religieuse et ses limites en terres d'islam. BRILL. fq. 119, 120, 121, 135, 274. ISBN 9004244565. Marrë më 24 shtator 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)