Samoili (kisha e vjetër sllave: Самоилъ / Самоуилъ, bullgarisht: Самуил) ishte mbret i Bullgarisë, qeverisi nga viti 997 deri ne vitin 1014, ka themeluar dinastinë – Comitopuli.

Jeta Redakto

Samoili ishte djali më i vogël i qeveritarit të një nga rrethet e shtetit Bullgar – Komitit Nikoll. Për herë të parë emri i tij përmendet përgjatë ngjarjeve të vdekjes së mbretit Petro І (970) dhe pushtimit nga vizantët të kryequtetit Bullgar Presllav, ku “Davidi, Majsiu, Aroni dhe Samoili, djemtë e një nga komitëve të fuqishëm bullgarë, të cilët patën parashikuar kryengritje dhe buntuan shtetin Bullgar”. Së bashku me vëllezërit Samoilli filloi betejë me Perandorinë Bizantine, falë të cilës shteti Bullgar ekzistoi edhe katër dhjetevjecarë të tjerë.

Edhe pse Samoili qeveriste Bullgarinë që prej vitit 991 kur Perandori Bizantin Vasili II, vrasësi bullgar morri peng mbretin e fundit bullgar, Romanin, ai (Samoilli) shpallet mbret në vitin 997, kur Romani vdiq në erësirë në Kostandinopoll.

Samoili bëri shumë beteja me Perandorinë Bizantine dhe shumë prej tyre i fitoi. Në verën e vitit 1014 u thye nga Vasili II, jo larg na qyteti i sotëm Petric, R. Bullgarisë. Sipas hronologëve vizantët morën peng 15 000 ushtarë bullgarë dhe me urdhër të imperatorit i verbuan, ku në çdo të qindin mbetej një me një sy që t'i sherbejë për udhëheqës. Ne atë gjendje u dërguan para mbretit të tyre, i cili, pasi i pa, vdiq nga infrakti.

Mendohet se është varosur në ishullin Shën Ahili, në pjesën greke te liqenit të Prespës së Vogël.

Pas vdekjes së tij në frontin bullgar u kurorëzua djali i tij Gavril Radomir (1014-1015). Kryeqytet i mbretit Samoil ishin Prespa dhe Ohri, që është një nga shkaqet e disave prej hisorikëve të R. Maqedonisë të transferojnë realitetet e sotme politike mbi historinë dhe të shpallin shtetin e Samoillit për shtet maqedonas dhe Samoillin për mbret maqedonas.

Literatur Redakto

  • Златарски, Васил. История на българската държава през Средните векове. Т.1 Първо българско царство, Ч.2 От славянизацията на държавата до падането на Първото царство (852-1018), 2 изд. София 1971
  • Matsopulos, N. Le tombeau du Tsar Samuel dans la basilique de St. Achiles à Prespa - Études balkaniques, 1974, 4, 114 - 126
  • Obolenski, D. The Byzantine Commonwealth, London 1971
  • Пириватрић, Срђан. Самуилова држава. Обим и карактер. Београд 1997
  • Runciman, Steven A history of the First Bulgarian Empire, London 1930
  • Павлов, Пламен. Цар Самуил и българската епопея.- http://www.pravoslavieto.com/history/11/tsar_samuil/index.htm