Katedralja Santa Maria del Fiore është kisha kryesore në Firencia, Itali. Il Duomo di Firenze, siç quhet zakonisht, filloi më 1296 në stilin gotik me dizajnin e Arnolfo di Cambio dhe përfundoi strukturisht në vitin 1436 me kupolën e projektuar nga Filippo Brunelleschi.[1]

Katedralja Santa Maria del Fiore

Kompleksi i katedrales, i vendosur në Piazza del Duomo, përfshin Pagëzimoren dhe Kambanoren e Giottos. Këto tre ndërtesa janë pjesë e Vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s që mbulojnë qendrën historike të Firences dhe janë një tërheqje e madhe për turistët që vizitojnë Toskanën. Bazilika është një nga kishat më të mëdha të Italisë, dhe deri në zhvillimin e materialeve të reja strukturore në epokën moderne, kupola ishte më e madhja në botë. Mbetet kube më e madhe e tullave e ndërtuar ndonjëherë.

Referime Redakto

  1. ^ Ermengem, Kristiaan Van. "Duomo di Firenze, Florence". A View On Cities (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2018. Marrë më 2016-02-05.

Lidhje të jashtme Redakto