Sejfi Vllamasi (Novoselë, 24 shtator 1883 - Fier, 1975) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare para Pavarësisë, deputet[1] dhe veprimtar politik në Shqipëri. La të shkruar kujtimet e veta me titullin Ballafaqime politike në Shqipëri (1899-1942) nën përkujdesjen e historianit Marenglen Verlit. Autori bën përpjekje për t'i paraqitur ngjarjet realisht dhe në shumë raste çmon veprimet e ish-kundërshtarëve të vet. Vllamasi kritikon hapur personalitete si Luigj Gurakuqi dhe grupin e irredentistëve kosovarë.[2]

Sejfi Vllamasi
Ministër i Punëve Botore dhe i Bujqësisë
Në detyrë
30 maj, 1923 – 2 mars, 1924
Paraprirë ngaSpiro J. Koleka
Pasuar ngaKostaq Kotta
Të dhëna vetjake
U lind më24 shtator 1883
Novoselë, Perandoria Osmane
Vdiq më1975
Fier, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimiveteriner
Nënshkrimi

Jeta Redakto

Lindi në Novoselëkazasë së Kolonjës. Bëri tri vjet në shkollën fillore në fshat. Më 1892 xhaxhai i tij, Ademi e merr me vehte në Edrene, i cili vdiq pas 6 muajsh. Pas lutjes së bërë valiut, Abdurrahman Pashës, u pranua me bursë shteti në gjimnazin e shtetit ku pati si profesor Shahin Ypi Kolonjën. Në maj të 1897-ës, pas mbarimit të luftës turko-greke, shkoi në Kolonjë për të ndërruar klimë, pasi kaloi një sëmundje të rëndë.

Sejfiu u shkollua në Stamboll ku përmes Xhafer Mbrështanit u njoh me Hoxhë Said Najdenin. Kreu studimet më 1904 në shkollën e mjeksisë veterinare. Më 1905 emërohet veteriner në Manastir, ku njihet me Komitetin Shqiptar të Manastirit. Sheh nga afër trazirat e organizuara nga çetat terroriste bullgare e greke, dhe veprimtarinë batalionit gjurmues (avxhitabori) komanduar prej kapitenit të klasit të parë, Enver beut. Nga mesi i dytë i v. 1906 degdiset në Anadoll për veprimtarinë e tij pranë komitetit, përkatësisht në Sivash e Karahisar deri në korrik 1908.

Pas shpalljes së Kushtetutës vajti në Kolonjë duke takuar gjatë rrugës vëllezërit Topulli, Fehim bej Zavalanin, Sotir Pecin, Telemak e Themistokli Germenjin. Nga kjo periudhë deri më 1914 në Stamboll ka dhënë mësime fizike e kimie në një shkollë dyvjeçare për teknikë të mesëm veterinarë dhe kështu ka qënë në lidhje të ngushtë e të vazhdueshme me Lëvizjen Kombëtare. Ndjek rivalitetin e dy partive në Mexhlisin Osman, “lttihat ve Terekki” “(Bashkim dhe përparim)”, e përbërë prej xhonturqve dhe tjetra parti ishte “Hyrrjet ve ltilaf”, parti e (“Lirive dhe e Marrëveshjes”), anëtarët e së cilës ishin prej të gjithë kombësive që përbënin Perandorinë Otomane.

Në Luftën Ballkanike u mobilizua kryeveteriner i divizionit aktiv nr. 29, të komanduar nga koloneli gjerman Von Matio, i cili figuronte midis oficerëve gjermanë, që kishin ardhur për të organizuar ushtrinë turke të shpartalluar në ndeshjet e para të luftës ballkanike dhe në rast nevoje për ta komanduar. Ky divizion, bashkë me të tjerët, ishte vendosur në frontin e Çatallxhesë për mbrojtjen e Stambollit nga ushtria bullgare, që i ishte afruar 40 kilometra kryeqytetit.

Ishte anëtar i Partisë Popullore të kryesuar nga Fan Noli dhe mori në Lëvizjen e qershorit1924, megjithëse më herët kishte qenë mik i ngushtë i mbretit Zog. Mërgoi në Evropë pas fitores nga forcat e Legalitetit.

Vllamasi akuzohet të jetë përfshirë në grupin e antizogistëve që merrnin fonde nga qeveria e Beogradit, atëherë Jugosllavi.

Pas pushtimit italian, Vllamasi kthehet në Shqipëri dhe emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit në vitet 1940-1944. Më 10 maj 1947 u arrestua nga regjimi komunist. U dënua më 14 janar 1948 nga Gjykata Ushtarake e Tiranës për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, i lidhur me grupin anglo-amerikan". Dënimin e vuajti në burgun e Burrelit, prej ku u lirua më 3 maj. Punoi veteriner në thertoren e Fierit, ku dhe vdiq në vitin 1975.[3]

Referime Redakto

  1. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It - Republika e Shqipërisë KUVENDI. Tiranë 2005
  2. ^ Vllamasi S., Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Neraida, 2000
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 250. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)