Serbia Qendrore (Serbisht: Централна Србија / Centralna Srbija) është pjesë e Serbisë që ndodhet jashtë provincave të Vojvodinës në veri dhe territorit të kontestuar të Kosovës (Kosova dhe Metohia) në jug. Serbia Qendrore nuk është një ndarje administrative e Serbisë si e tillë, dhe nuk ka ndonjë formë të administrimit të veçantë.

Harta e Serbisë Qendrore

Në përgjithësi, Serbia Qendrore është thelbi historik i Serbisë moderne, që kur u shfaq nga Revolucioni serb (1804-17) dhe luftërat pasuese kundër Perandorisë Osmane. Në shekullin pasues, Serbia gradualisht u zgjerua në jug, duke fituar Serbinë e Jugut, Kosovën, Sanxhakun dhe Vardarin e Maqedonisë dhe në vitin 1918 - pas bashkimit dhe aneksimit të Malit të Zi dhe bashkimit të zonave Austro-Hungareze të mbetura nga Danubi dhe Sava (Vojvodina) u bashkua me territore të tjera sllave të Jugut në Mbretërinë e Jugosllavisë. Kufijtë e tanishëm të Serbisë Qendrore u përcaktuan pas Luftës së Dytë Botërore, kur Serbia u bë republikë brenda RSF Jugosllavisë, me Kosovën dhe Vojvodinën si krahinat autonome.

Disa rajone gjeografikale që ndodhen në Serbinë Qendrore janë: Shumadia, Mačva, Timočka Krajina, Lugina e Moravës, Podunavlje, Posavina, Podrinje, Zlatibor dhe Rashka.

Demografia Redakto

Grupet etnike teë Serbisë Qendrore sipas regjistrimit më 2011:

Në vitin 2011, shumica e komunave të Serbisë Qendrore kishte më shumë serbë, tre komunat (Novi Pazar, Tutini, dhe Senica) kishin më shumë boshnjakë, dy komunat (Bujanovci dhe Presheva) kishin më shumë shqiptarë dhe dy komunat (Bosilegrad dhe Dimitrovgrad) kishin më shumë bullgarë.[1]

Referime Redakto

  1. ^ "Попис становништва, домаћинстава и станова 2011. у Републици Србији" (PDF). stat.gov.rs. Republički zavod za statistiku. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 gusht 2014. Marrë më 2 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)