Serife është term tipografik i cili përdoret te llojet e shkronjave. Prandaj, shkronjat mund të jenë pa serife dhe me serife ku përfundimi i shkronjës është me vizga. Sot përdorimin më të madh në shkrime e kanë fontet e shkronjave me serife.

Fonti i shkronjave pa serife

Prejardhja e fjalës "serife" është e panjohur, por si duket vjen nga koha kur ky stil u krijua. Citatet më të vjetra në "Fjalorin e gjuhës angleze të Oksfordit" janë më 1841 për "sans serif" dhe më 1830 për "serife", ku spekulohet se serife rrjedh nga sans serife. Disa të tjerë thonë se kjo fjalë rrjedh nga gjuha holandeze -{schreef}-, që do të thotë e shkruar.

Klasifikimi i serifeve Redakto

Fondi i shkronjave me serife mund të klasifikohet në katër grupe : stili i vjetër, stili tranzicional, serife me pllakë dhe serife moderne.

Stili i vjetër Redakto

 
Stili i vjetër

Stili i vjetër vjen nga viti 1465 dhe karakterizohet me vija të holla në diagonale dhe me lexueshmëri të shkëlqyeshme. Stilin e vjetër e kanë shfrytëzuar kaliografët nga të cilët rrjedh edhe ky stil.

Stili i vjetër është i ndarë në Venecian, Aldinsk dhe Garaldsk. Shembuj të stilit të vjetër janë Jenson, Garamond, Bembo, Goudi, Palatino, etj.

Stili tranzicional Redakto

 
Stili tranzicional

Stili tranzicional apo barok i serifevepër herë të parë është lajmëruar në gjysmën e dytë të shekullit të 18 –të. Ky është ndër më të shfrytëzuarit, duke i marrë parasysh fontet e shfrytëzuara si q’ janë -{Times Roman}-nga viti 1932 dhe -{Baskerville}- 1757. Këto janë në mes të modernes dhe stilit të vjetër. Ndryshimi është vetëm te trashësia e vijave të holla më të mëdha se te stili i vjetër, por janë më të vogla se fontet e serifeve moderne.

Serife me pllakë Redakto

 
Serife me pllakë

Serifet me pllakë (Egjipatse) thjeshtë kanë pak apo aspak kontrast në mes të vijave të holla dhe të trasha. Serifet janë të zgjeruara si me vija vertikale dhe thjesht nuk kanë kllapa. Serifet me pllakë kanë dukje më të trashë dhe në formë katërkëndëshi dhe nganjëherë gjatësinë e fiksuar, që do të thotë se të gjitha karakteret imer hapësira e njejt horizontale edhe te makinat e shkrimit. Nënkategoria e serifeve me pllakë është -{Claredon}-, e cila ka kllapa dhe strukturë të ngjajshme me serife. Serifet me pllakë datojnë nga viti 1800. Shembuj të serifeve me pllakë janë Clarendon, Rockwell, Courier, etj.

Stili modern Redakto

 
Stili modern

Stili modern i serifeve, i cili është shfaqë vonë në shekullin 18- të, karakterizohet me kontrast me vija ekstreme ndërmjet vijave të holla dhe të trasha. Stili modern ka serife të vogla dhe të theksuara në formë të kllapave dhe më të zgjeruara. Serifet janë më të vogla ndërsa vijat vertikale më të trasha. Shumica e fondeve moderne janë më pak të lexura se stilet tranzicionale dhe stili i vjetër. Shembuj janë Bodoni, Centurz Skulbuk, Computer Modern - (familija e fondeve të cilat vijnë nga -{TeX}- dhe -{LaTeX open-source}- të kompjuterizuara.

Referimet Redakto

  • Robert Bringurst - {The Elements of Typographic Style (version 3.0), 2004, Hartley & Marks, Publishers, Vancouver, BC, Canada}-

Lidhjet e jashtme Redakto