Shëmtia është dëftim i shumë llojshëm e i paqartë i vlerave të kualitetit estetik.

Sipas mësimeve klasike të estetikës, shëmtia është e kundërta absolute e bukurisë. Mirëpo që nga koha e romantizmit, më shumë merret si rast kufizues i estetikës, me veti të afërta me të tmerrshmen. Shëmtia është edhe si nën kufizës momentale për qesharaken (komiken), për grotesken dhe për karikaturën. Në letërsi dhe artë, në një anë paraqitet si një moment i së vërtetës brenda rendit të vlerave dhe njohjes së shtresës së brendshme të pavarur nga ajo e bukurisë dhe asaj shpirtërore ose të së vërtetës së plotë jetësore (edhe si vlerë nxitëse), ndërsa në ekspansionizëm dhe në artin modern shndërrohet në një armë kundër realitetit, si mjetë i ç'realitetit dhe në funksion i kundër natyral i botës së artit.