Shefki Kuqi (i lindur më 10 nëntor, 1976Vushtrri) është futbollist shqiptar nga Kosova por me nënshtetësi finlandeze. Ai luan si sulmues për kombëtaren finlandeze ndërsa në nivel ekipor luan për Crystal Palace të kategorisë së dytë të futbollit në Angli që njihet me emrin Coca-Cola Football League Championship. Kuqi është një futbollist me trup të madh e të fuqishëm dhe vlerësohet më shumë për përkushtimin e tij në fushë sesa për teknikën e tij.

Shefki Kuqi

Kuqi duke u bërë gati për të luajtur një ndeshje me Ipswich Town.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëShefki Kuqi
Datëlindja (1976-11-10) 10 nëntor 1976 (47 vjeç)
VendlindjaVushtrri, Kosovë
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in) [1]
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
Trepça
KaPa-51
MiKi
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1995–1996MP50(10)
1997–1999HJK72(18)
2000FC Jokerit33(19)
2001–2002Stockport County35(11)
2002–2003Sheffield Wednesday64(19)
2003Ipswich Town (Huazim)11(4)
2003–2005Ipswich Town79(30)
2005–2006Blackburn Rovers34(7)
2006–2009Crystal Palace78(17)
2007–2008Fulham (Huazim)10(0)
2008Ipswich Town (Huazim)4(0)
2009–2010TuS Koblenz17(7)
2010–2011Swansea City20(5)
2010Derby County (Huazim)12(2)
2011Newcastle United6(0)
2011–2012Oldham Athletic40(11)
2012–2013Hibernian13(0)
Karriera ndërkombëtare
1999–2010Finland62(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 09:17, 19 Maj 2013 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 shtator 2009

Shefki Kuqi filloi karrierën e tij futbollistike me Mikkelin Kissat pak pas emigrimit të tij në Finlandë. Ai më pas luajti për Mikkelin Palloilijat, HJK Helsinki dhe FC Jokerit në Veikkausliiga të Finlandës. Në vitin 2000 Shefki Kuqi ishte golashënuesi më i mirë në Veikkausliiga dhe më pas kaloi në Angli ku nënshkroi për klubin Stockport County në janar të vitit 2001.

Prej janarit të vitit 2002 deri në shtator të vitit 2003 ai luajti për Sheffield Wednesday dhe më pas kaloi te Ipswich Town ku qëndroi deri në verë të vitit 2005 dhe gjatë kësaj kohe shënoi 32 gola.

Gjatë verës së vitit 2005 ai më në fund kaloi në kategorinë më të lartë të futbollit në Angli, në Premiership, kur nënshkroi për klubin Blackburn Rovers. Kuqi qëndroi një sezonë të plotë në Blackburn dhe shënoi 7 gola në Premiership.

Në gusht të vitit 2006 ai kaloi tek Crystal Palace për një shumë prej 2.5 milionë funta britaneze.

Shefki Kuqi debutoi për kombëtaren e Finlandës në futboll me 18 gusht të vitit 1999 kundër Belgjikës. Deri në nëntor të vitit 2006 Kuqi ka luajtur 42 ndeshje për Finlandën dhe ka shënuar gjithsej 5 gola.

Golat me Kombëtaren Redakto

# Data Vendi Kundërshtari Rezultati Kompedicioni
1. 23 shkurt 2000 Suphachalasai Stadium, Bangkok, Tailand   Estonia 4–2 2000 Kings' Cup
2. 16 gusht 2000 Ullevaal Stadion, Oslo, Norvegji   Norvegjia 3–1 Ndeshje Miqësore
3. 1 shtator 2001 Qemal Stafa, Tirana, Shqipëri   Shqipëria 2–0 Botërori 2002 – Kualifikueset
4. 22 Maj 2002 Helsinki Olympic Stadium, Helsinki, Finland   Letonia 2–1 Ndeshje Miqësore
5. 9 tetor 2004 Ratina Stadion, Tampere, Finland   Armenia 3–1 Botërori 2006 – Kualifikueset
6. 9 tetor 2004 Ratina Stadion, Tampere, Finland   Armenia 3–1 Botërori 2006 – Kualifikueset
7. 17 nëntor 2007 Helsinki Olympic Stadium, Helsinki, Finland   Azerbajxhani 2–1 UEFA Euro 2008 – Kualifikueset
8. 28 Mars 2009 Millennium Stadium, Cardiff, Uellsi   Uellsi 2–0 Botërori 2010 – Kualifikueset

Referime Redakto

  1. ^ "Premier League Player Profile". Premier League. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2012. Marrë më 16 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto