Hilafeti Osman, kalifati i fundit i njohur gjerësisht në botë, u shfuqizua më 27 Rexheb 1342 hixhri (pas hixhretit, ose 3 mars 1924) me dekret të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë. Procesi ishte një nga reformat e Ataturkut pas zëvendësimit të Perandorisë Osmane me Republikën e Turqisë.[1] Abdylmexhiti II u rrëzua si kalifi i fundit osman, ashtu si Mustafa Sabri si Shejh ul-Islam i fundit osman.

Shfuqizimi i Kalifatit
"Kalifi i Fundit", një illustrim nga Le Petit Journal illustré në mars 1924, menjëherë pasi u krye shfuqizimi
Data3 mars 1924
VendndodhjaAsambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë
ShkakuReformat e Ataturkut

Kalifi ishte nominalisht udhëheqësi suprem fetar dhe politik i të gjithë myslimanëve në mbarë botën.[2] Në vitet para shfuqizimit, gjatë Revolucionit Turk në vazhdim, e ardhmja e pasigurt e kalifatit provokoi reagime të forta në mesin e komunitetit mbarëbotëror të islamit sunit.[3] Shfuqizimi i mundshëm i kalifatit ishte kundërshtuar në mënyrë aktive nga Lëvizja Hilafet[1] me bazë në Indi dhe krijoi debat të nxehtë në të gjithë botën myslimane.[4] Shfuqizimi i vitit 1924 erdhi më pak se 18 muaj pas shfuqizimit të sulltanatit osman, para të cilit sulltani osman ishte kalif ex officio.

Mustafa Qemal Pasha (Atatyrk) thuhet se i ofroi hilafetin Ahmed Sherif es-Senusit, me kusht që ai të banonte jashtë Turqisë; Es-Senusi e refuzoi ofertën dhe konfirmoi mbështetjen e tij për Abdylmexhitin.[5] Të paktën trembëdhjetë kandidatë të ndryshëm u propozuan për kalifatin në vitet në vijim, por asnjëri nuk ishte në gjendje të fitonte një konsensus për kandidaturën në të gjithë botën islame.[6][7]

Shih gjithashtu Redakto

Bibliografia Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b Brown 2011, f. 260.
  2. ^ Özcan 1997, ff. 45–52.
  3. ^ Nafi 2012, f. 47.
  4. ^ Nafi 2012, f. 31.
  5. ^ Özoğlu 2011, f. 5; Özoğlu quotes 867.00/1801: Mark Lambert Bristol më 19 gusht 1924.
  6. ^ Ardıç 2012, f. 85.
  7. ^ Pankhurst 2013, f. 59.