Shishtaveci

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit

Stampa:Infobox ALB fshat

Rrugë në Shishtavec, Kukës

Shishtaveci është një fshat në Shqipëri në Qarkun Kukës. Popullsia e këtij fshati flet dy gjuhë, shqip dhe gjuhën nashinski ose e njohur ndryshe dhe si një gjuhë që flitet nga popullsia autoktone shqiptare e sllavizuar gjatë periudhës së ish-Perandorisë Bullgare (681-1185-1396) në krahinën e Gorës, dikur pjesë e Sanxhakut të Prizrenit, më vonë Vilajetit të Prizrenit (pas bashkimit të sanxhakëve Prizren-Dibër-Shkup), tani më zonë administrative e Bashkisë Kukës.

Gjeografia Redakto

Zona e Shishtavecit ndodhet 33 km në juglindje të qytetit të Kukësit dhe arrihet përmes Grykës Vanave (45 min).Kufizohet në perëndim me (ish-komunat) zonën administrative të Topojanit dhe në veri me atë të Zapodit, ndërsa në lindje me Republikën e Kosovës, duke përfaqësuar kështu një komunë kufitare.Shishtaveci është ~33 kilometër larg qytetit të Kukësit. Përballë një peizazhi të mrekullueshëm, shtrihen fshatrat Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrez, Oreshke, Borje dhe Cernaleve. Fshati Shishtavec është brenda zonës së mbrojtur “ Korab- Koritnik”

Shishtaveci krenohet me kullota të bukura, alpine dhe konsiderohet një monument natyror. Bjeshkët e Shishtavecit qëndrojnë në një rrafshnaltë që shkon midis 900 dhe 2130m mbi nivelin e detit. Janë identifikuar një numër monumentesh të natyrës në zonën si "Guri i Mengjesit" (Guri i Mëngjesit; një gur i madh në mes të kullotave të Moravës),plantacioni i lisit mështeknës, Plloça e Zhifkeve , Liqeni Artificial apo i njohur ndryshe dhe si rezervuari, etj.

Guri i Mëngjesit Redakto

Edhe ky masiv shkëmbor-ranor interesant që ndodhet në jug të Shishtavecit është në listën e Monumenteve të Natyrës në Shqipëri. Ky gur, që ngrihet në horizont, ka qenë një shenjë orientuese përgjatë rrugëve që kanë lidhur qytetërimet e hershme të ngulitura në kërthizën e vargmaleve të Sharrit. Banorët e hershëm të këtyre anëve mblidheshin këtu me kuajt e tyre, për të marrë rrugën e shtegtimit drejt Selanikut. *(blegtorët e hershëm "Zhifket" të cilët kanë qenë blegtorë, dhe një prej fiseve më të vjetra dhe i pari në Shishtavec)

Ky gur nga një pjesë e vendasve thirret Murga, pasi këtu, në pllajën nën këmbët e gurit zhvilloheshin festa masive nga blegtorët e hershëm. Quhet Guri i Mëngjesit, pasi rrezet e para të diellit krijojnë kurorë drite rreth e mbi gur. I ndodhur në një lartësi 1900 metër mbi nivelin e detit, Guri i Mëngjesit është nga gurët më të fotografuar, dhe shkuarja deri atje, është destinacioni i preferuar për çdo vizitor që ngjitet në bjeshkën e Shishtavecit. Ai është një gur ranor në formë konike, me përmasa 25 metër i gjatë, 13 metër i gjerë, dhe 11 metër i lartë.

Mështekna e Shishtavecit Redakto

Ndodhet jo larg fshatit të Shishtavecit në lartësinë 1300 – 1390 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një pyll të dendur, të bukur, prej 33 ha, lartësia nga 13-17 m, diametri 20-30 cm dhe mosha 40-45 vjeç. Mështekna e Shishtavecit është një dru i veçantë që gjendet edhe në zona të tjera në veri, por jo në një masiv si ky.

Guri i Shqipes Redakto

Guri i Shipes gjendet afër fshatit Borje, në lartësinë 1580 m mbi nivelin e detit. Ai përbëhet nga një shkëmb konglomeratik me gjatësi 100 m, gjerësi 80 dhe lartësi 27 m. Është shumë panoramik, shumë i fotografuar.

Plloça e Zhifkeve Redakto

Është shkëmb i shtypur (rrasë) që gjendet në kufirin e hershëm midis bjeshkëve të Shishtavecit dhe Bjeshkët e Sharrit (Scardius). Nga shikimi në distancë ky gur të ngjason me fytyrën e një njeriu. Të tillë element natyrorë nuk janë të pakët në Bjeshkët e Sharrit.

Demografia Redakto


Ekonomia Redakto


Kulturë dhe Turizëm Redakto

Evente dhe festa Redakto

  • Festa e “Shën Gjergjit” e cila festohet në datën 6 Maj
  • Dita e emigranteve e cila festohet në datën 1 Gusht
  • Dita e sk
  • Dita e patatesijimit e cila festohet në Shkurt
  • Dasmat në Shishtavec të cilat zhvillohen zakonisht gjatë periudhës së verës janë një prej festimeve traditore të cilat e gjallërojnë akoma dhe më shumë këtë bukuri natyro-kulturore.


Shih edhe Redakto