Shkollat e Larta Popullore (Danisht: folkehøjskole; holandisht: volkshogeschool; finlandeze: kansanopisto dhe työväenopisto ose kansalaisopisto; gjermanisht: Volkshochschule (të rralla) Heimvolkshochschule; norvegjeze: folkehøgskole; suedeze: folkhögskola; hungareze: népfőiskola) janë institucione për arsimimin e të rriturve që në përgjithësi nuk japin gradë akademike, edhe pse disa kurse trajnimi mund të kenë edhe këtë qëllim. Në disa vende këto institucione të arsimit të lartë njihen edhe si Universitete popullore.

Shkolla e Lartë Popullore në Jämsä, Finlandë.

Historiku Redakto

Shkollat e larta popullore janë më të shpeshta në vendet nordike dhe në Gjermani e Austri. Koncepti fillimisht u përpunua nga, shkrimtari, poeti, filozofi, pedagogu dhe pastori danez N. F. S. Grundtvig (1783-1872). Grundtvigu ishte i frymëzuar nga Raporti i Përgjithshëm mbi Organizimin e Mësimeve Publike të Marquis de Condorcet i shkruar në vitin 1792 gjatë Revolucionit francez. Revolucioni  francez kishte një ndikim të drejtpërdrejtë mbi arsimin popullor në Francë. Në Shtetet e Bashkuara, shkollat popullore daneze u quajtën Danebod dhe shkolla e parë e tillë u themelua në Tyler, Minesota.

Edhe arsimi në vende të tjera u frymëzua nga konceptet e Grundtvigut mbi arsimin e të rriturve. Në Nigeri, Shtetet e Bashkuara dhe India, disa shkolla janë ndërtuar mbi parimet grundtvigiane për arsimin.

Shkolla e parë e lartë popullore u themelua në vitin 1844 në Rødding, Danimarkë.[1]  

Karakteristikat Redakto

Karakteri i shkollave të larta popullore ndryshonë nga vendi në vend, por zakonisht institucionet e tilla kanë këto karakteristika të përbashkëta:

  • Larmi të madhe të subjekteve mësimore
  • Nuk ka provime përfundimtare ose të maturës
  • Fokusimi në vetëzhvillim
  • Liria pedagogjike
  • Kurset  e trajnimit zgjasin nga disa muaj deri në një viti
  • Nuk ka provime pranuese
 
Lista e ligjëratave, Université populaire - qyteti i Villeurbanne - 1936
 
Volkshochschule Düsseldorf 2016
 
Volkshochschule Krems an der Donau

Shkollat e Larta Popullore në Gjermani dhe Austri janë të njohura si Qendra të Arsimit të të Rriturve (ger. Volkshochschule). Ato zakonisht financohen nga niveli lokal dhe sigurojnë kurse të trajnimit jocertifikuese për të rriturit:

  • arsimi i përgjithshëm
  • arsimi profesional
  • edukim politik
  • gjuhë gjermane si gjuhë e dytë (sidomos për emigrantët)
  • kurse të ndryshme për gjuhë të huaja
  • forma të ndryshme të artit
  • teknologjia e informacionit
  • edukim shëndetësor
  • klasa përgatitore për provimet shkollore (sidomos për Abitur ose të Maturës)

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "A brief history of the folk high school". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)