Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj

libër

Shoqëra e hapur dhe armiqtë e saj është një ese dy vëllimëshe mbi filozofinë politike, shkruar nga Karl Popper. E shkruar gjatë L.II.B., u botua për herë të parë në Londër nga Routledge në vitin 1945. Në Rusi libri u botua në vitin 1992. Në këtë vepër, filozofi Karl Popper, kritikon teoritë e historicizmit teleologjik, dhe nxjerr Platonin, Hegelin dhe Marksin si totalitarë duke qenë se për të themeluar filozofitë e veta politike mbështeteshin mbi historicizëm. Sipas Modern Library Board, Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj është një ndër 100 librat më të mirë jo-fiksion të shekullit të 20-të.

Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj; vëll. 1, vëll. 2

Konspekti Redakto

Popperi, në këtë vepër zhvillon një kritikë ndaj historicizmit duke mbrojtur shoqërinë e hapur, liberal demokracinë. Vepra është e ndarë në dy vëllime: vëllimi i parë, botuar në shqip, titullohet "Magjia e Platonit", ndërsa vëllimi i dytë, po në shqip, titullohet "Hegeli dhe Marksi".

Nëntitulli i vëllimit të parë është edhe premisa kryesore e vepërs, meqë interpretuesit e ndryshëm të Platonit, gjatë kohëve të ndryshme, janë joshur nga madhështia e tij. Kështu, argumenton Popperi, ata e kanë marrë filozofinë e tij politike si një idhull të mirë, pa u kushtuar rëndësi tendencave të saj të rrezikshme drejt ideologjisë totalitare.

Ndryshe nga pjesa më e madhe të studiuesve të asaj kohe, Popperi i ndau idetë e Platonit nga ato të Sokratit. Në veçanti, Platoni akuzohet se e ka tradhëtuar Sokratin tek Republika, në të cilën përshkruhet si simpatizues me totalitarizmin. Gilbert Ryle duke rilexuar tekstin e Popperit dhe duke rënë dakord me të, thotë se Platoni ishte Juda i Sokratit.

Në vëllimin e dyte, Popperi kritikon Hegelin dhe Marksin, duke argumentuar se këta dy dhe filozofitë e tyre ishin rrënjët e totalitarizmave të shekullit të 20-të.

Trashëgimia Redakto

Referime Redakto

Shiko edhe: Redakto

Lidhje të jashtme Redakto