Retë më të shpejta janë në lartësitë prej 10.000 - 18.000 metra mbi nivelin e detit dhe shpejtësinë e lëvizjes së tyre mund ta arrijnë në 400 km/h.

Arsyeja që në atë lartësi mund të arrihet një shpejtësi e lartë është se retë përbëhen nga kristalet e akullta dhe pikat e ujit që bien ngadalë nëpërmjet ajrit. Për shkak të fërkimit me sipërfaqen e Tokës, sa më e madhe të jetë lartësia era rrit shpejtësinë e saj. Në një lartësi prej 100 metra, shpejtësia e erës rritet dy herë më shumë në krahasim me shpejtësinë që era e ka në lartësi prej 2 metra. Kjo, gjithashtu do të thotë se retë lëvizin më shpejtë nëse janë më larg nga sipërfaqja e tokës.

Retë më të shpejta i gjejmë në pjesët e larta të troposferës. Arsyeja për këtë janë rrymat e ashtuquajtura 'jet stream', që lindin si pasojë e temperaturave të ndryshme në mes të shtresave të ajrit. Këto rryma shpesh arrijnë shpejtësinë prej 200 km/h, por gjithashtu mund lëvizin në një shpejtësi prej 400 km/h. Lartësia prej 10.000 - 18.000 metra, është vendi ku gjenden këto rryma të ajrit, këtu gjithashtu mund t'i gjejmë edhe të ashtuquajturat retë cirus.