Shpuza (Malit i Zi/malazeze: Spuž) është një qytet i vogël në Komunën e Danilovgradit, ne Malin e  Zi. Ajo është e vendosur në gjysmë të rrugës në mes të Podgoricës dhe Danilovgradit, në luginën e Palabardhave (malazeze: Bjelopavlić). Në vitin 2003 popullsia ishte 1,529. Ajo ishte pjesë e Perandorisë Osmane, midis 1474 dhe 1878 dhe ishte kaza brenda Sanxhakut të Shkodrës përpara se t'i bashkohej Mbretërisë së Malit të Zi si "Işpozi".

Shpuza