Shtypi[1] është mënyrë e veçantë e shumëzimit dhe njëra nga fazat në industrinë grafike ku forma e shtypit bie në kontakt me letrën apo me ndonjë tjetër bartëse të shtypit dhe me ndikimin e forcës (presioni i shtypit), transferohet ngjyra nga forma e shtypit në letër (kopja e shtypur).

Shtypi në shekullin 16
Shtypi i gazetave me roto-ofset


Pas shpikjes së shkronjave lëvizëse të Gutenbergut, shtypi fillon me makina të shtypit pllaka në pllakë, në të cilën shfrytëzohet forma, në formë të pllakës së rrafshët, kurse shtypi është kryer me ndihmën e pllakës tjetër të të rrafshët. Kjo mënyrë e përfaqëson teknikën e shtypit të lartë.

Pasi që shtypi me pllaka në pllakë nuk ishte efikase (nuk ishte i mundur shtypi i njejt në tërë sipërfaqen e pllakës), shtypi fillon me makina ku shtypi bëhet me anë të rrotullimit.

Ngjarje në histori të shtypit Redakto

Në historinë e shtypit janë të shënuara këto ngjarje.

  • 1610.- makinat e para të shtypit.
  • 1787.- presa e parë metalike ( 150 kopje në orë ).
  • 1796.- shpikja e teknikës së shmëzimit me teknikë të rrafshët (Litografia).
  • 1805.- makina e parë për shkrirjen e shkronjave të plumbit.
  • 1812.- makina e parë e shtypit me mekanizëm lëvizës ( 400 kopje në orë ).
  • 1839.- shpikja e fotografisë.
  • 1843.- fillimi i prodhimit të letrës nga druri.
  • 1862.- roto-makina e parë.
  • 1873.-Fleksografia
  • 1875.- rto-makina e parë për shtypjen e gazetavetirazhe të mëdha.
  • 1881.- fillon përdorimi i rasterit( autotipija )- reprodukimi i origjinaleve shumëtonëshe, për të gjitha teknikat e shtypit.
  • 1884.- makina e parë për radhitje të shkronjave.
  • Etapa e automatizimit (1900 - 1950)
    • përdorimi i fotomënyrës.
    • përdorimi i automateve për palosje dhe kompletim të tabakëve (të letrës)).
    • 1904.- shpikja e Ofset shtypit.
    • 1930.- makina e parë fotoradhitëse.
  • 1993. Shtypi digjital


Teknikat bazë të shtypit Redakto

Varësisht nga forma e shtypit, i dallojmë pesë teknika bazë të shtypit:

Referime Redakto

  1. ^ N. Berisha & A. Simnica Bazat e teknologjisë grafike, faqe 142, 143, 144 - Libri shkollor, Prishtinë, 2005

Lidhjet e jashtme Redakto