Shumëzuesi Keynesian është një teori e prezantuar për herë të parë nga ekonomisti britanik Richard Kahn në vitet e tridhjeta të shekullit të kaluar.  Ai tregon se çfarë ndikimi të mëtutjeshëm në Bruto Produktin Vendor do të kishin rritjet apo zvogëlimet e shpenzimeve për investime, shpenzimeve për konsumim personal apo shpenzimeve neto të qeverisë(shpenzimet bruto të qeverisë – fitimet e qeverisë nga taksat). [1]

Si llogaritet shumëzuesi Keynesian? Redakto

Shumëzuesi Keynesian zakonisht përdoret në rast të ndryshimit në shpenzimet e qeverisë, por edhe në rast të uljes apo ngritjes së taksave nga ana e saj.[2]

Shpenzimet e qeverisë Redakto

Kur rasti është për shpenzimet e qeverisë shumëzuesi Keynesian llogaritet me formulën:

1/1-PMK (Prirja marxhinale për kosumim) ose 1/PMR(Prirja marxhinale për ruajtje).

Prirja marxhinale për konsumim tregon se sa perqind të të ardhurave shtesë do të përdoreshin për konsumim. Pjesa tjetër e cila nuk përdoret për konsumim shfaq prirjen marxhinale për ruajtje. Pra nëse prirja marxhinale për kosumim është 75% apo 0.75, atëherë prirja marxhinale për ruajtje është 25% apo 0.25, kështu që shumëzuesi do të ishte 1/0.25= 4. Kjo tregon se nëse shpenzimet do të rriteshin apo zvogëloheshin për një shumë të caktuar, ndikimi i saj do të ishtë 4 herë më i madh sesa ishte paramenduar. Pra nëse do të shpenzoheshin 100 milion më shumë, kjo do të thotë se në të vertëtë ndikimi i saj në Bruto Produktin Vendor do të ishte 400 milion (100mx4).

Ulja apo ngritja e taksave Redakto

Sikur në rastin e shpenzimeve shumëzuesi Keynesian mund të llogarit ndikimin që do ta ketë ulja apo ngritja e taksave në Bruto Produktin Vendor. Ajo përdoret kryesisht për të rreguluar inflacionin e shkatuar nga kërkesa e madhe. Përsëri edhe kjo është e lidhur drejtpërdrejt me prirjen marxhinale për kosumim dhe prirjen marxhinale për të ruajtur.

Formula për gjetjen e shumëzuesit Keynesian e cila tregon ndikimin që do të ketë ndyshimi i taksave është: PMK/ 1-PMK apo PMK/PMR.  

Nese prirja marxhinale për të kosumuar do të ishtë 0.75, do të bënte prirjen marxhinale për të ruajtur 0.25. Nëse do të bëhej një ngritje në taksë për 100 milion sipas formulës shumësuesi do të ishte 3 (0.75/0.25) dhe ndikimi i tij do ta z do të jetë 100m x 3= 300m.

Kritikat e shumëzuesit Keynesian Redakto

Edhe pse shumëzuesi Keynesian shfaq shumë raporte të rëndësishme prapë besohet që të ketë dobësitë e tij. Për këtë shkak mendohet se shumëzuesi e mbivlerëson ndikimin e ndryshimeve në shpenzime, përkatsisht të ndryshimeve në taksa. Kritikuesi më i madh i shumëzuesit Keynesian është ekonomisi i famshëm Milton Friedman. Ai njofton se shumëzuesi nuk llogarit se si do të financohej rritja e shpenzimeve dhe si kjo mund të ketë një efekt negativ në të ardhmen, me rritje të taksave apo edhe me inflacion.[3] Tjetër kritikë është se shumëzuesi Keynesian parasheh se të gjitha paratë do të mbeteshin në shtetin përkatës duke mos marrë parasysh shpenzimet që do të bëheshin jashtë tij. Pavarsisht kësaj shumëzuesi Keynesian ka marrë një përdorim të gjerë në fushën e makroekonomisë sot e kësaj dite.

References Redakto

  1. ^ "What is a Keynesian multiplier?". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "What is a Keynesian multiplier?". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "What Is the Keynesian Multiplier?". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)