Sinjal analog cilësohet një sinjal, kur fuqia e tij (amplituda) merr në mënyrë të vazhdueshme çdo vlerë midis një minimumi dhe një maksimumi. Këtu bëhet fjalë për pothuaj të gjitha proceset dhe gjendjet reale. Teorikisht është e mundur të regjistrohet cilido ndryshim i vogël i sinjalit (perimetër shumë i madh dinamik). Sinjalin Analog. Gjatë përpunimit problemet shfaqen zakonisht përmes shushurimës dhe jolinearitetit të konvertuesit të matjes gjatë dallimit të sinjaleve të ruajtura analoge ose gjatë transmetimit përmes akumulimit të tepërt të ndërhyrjeve. Në varësi të pikësynimit mund të jetë shndërrimi në sinjale digjitale më efikas – p.sh. në ruajtjen e muzikës, në transferimin e të dhënave nëpër distanca të largëta – ose dhe joefikas, p.sh. në kujtesën e gjatë ose te sistemet kritike, te të cilat konvertimi do të hante shumë kohë ose do të ishte tepër i ndjeshëm ndaj gabimeve për shkak të konvertimit nga analog-digjital.

Detaje Redakto

Me sinjal analog zakonisht nenkuptojme nje sinjal elektrik, shumicën e rasteve tensionin elektrik ose fuqinë elektrike të korrentit dhe më rrallë frekuencën ose ngarkesën. Por njihen gjithashtu edhe sinjalet analoge nga sistemet mekanike, pneumatike, hidraulike dhe të tjera. P.sh. një barometër përdor ndryshimin e diametrit apo trashësisë si sinjal, për të transmetuar informacione mbi shtypjen (presionin/trysninë).

Çdo informacion mund të transmetohet nëpërmjet rrugëve analoge, shpeshherë si reaksion i llogaritur mbi ndryshimet e fenomeneve fizike, si drita, temperatura ose shtypja, të cilat kapen nga një zbulor (sensor). Kështu p.sh. gjatë incizimit analog të tingullit, luhatja e shtypjes e një tingulli, e kapur nga një mikrofon, shkakton një luhatje që ka lidhje në tensionin e krijuar të modulimit. Një shtypje e rritur e ndërrimit të tingullit krijon gjatë “ritmit” të njëjtë gjithashtu një tension edhe më të lartë.

Disavantazhi kryesor i sinjaleve analoge janë luhatjet e rastësishme, të cilat shfaqen në mënyrë të pashmangshme, për shkak se nuk ka sistem që punon pa probleme, dhe të cilat, në ndryshim nga sinjalet digjitale, nuk mund të korrigjohen me ndihmën e bitëve verifikues. Këtu vlen: sa më shpesh të kopjohet një sinjal, ose sa më e gjatë të jetë rruga e sinjalit, aq më tepër do të mbizotëroj sinjali i shushurimës. Këto humbje të sinjalit dhe zvetënime (shtrembërime/çoroditje) të sinjalit janë të paprapësueshme, për shkak se një përforcim i sinjalit do të shtonte edhe më tepër shushurimë.

Një metodë tjetër për transmetimin e sinjaleve analoge është modulimi. Këtu ndryshohet një veti e një sinjali bartës (p.sh. një valë në formë sinusi). Gjatë modulimit të amplitudës modifikohet amplituda e një tensioni në formë sinusi përmes informacioneve burimore, dhe në modulimin e frekuencës ndryshon frekuenca e sinjalit bartës. Mundësia e tretë e një modulimi është modulimi i fazave, tek e cila ripunohet faza e sinjalit fillestar.

Referime Redakto