Skerdilaidi ishte komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir më 217-205 p.e.s.

Iliria gjatë sundimit të Skerdilaidit.

Historia Redakto

Për herë të parë përmendet si komandant i 5000 trupave të dërguara nga Teuta më 230 p.e.s kundër Epirit. Skerdilajdi prej kohësh i përkiste rrethit të brendëshëm udhëheqës i cili përcaktonte politikën ilire. Skerdilajdi qe një nga vëllezërit më të rinj te mbretit Agron, që vdiq më 230, dhe një nga mbështetësit kryesorë të mbretëreshës Teuta kur ajo mori në ngarkim regjencen e djalit të mitur të Agronit, Pinnesin.

Ai i priu ushtrisë më 230 për pushtimin e kryeqytetit epirotas Phoinike(Finiq). Ai luante një rol përcaktues në planet e Teutës për krijimin e një Fronti të Adriatikut kundër Romës, ndërsa pas disfatave të hidhura që pësoi Teuta kundër supërfuqisë romake atij i duhej që më 228 të mbante të bashkuar atë që mbeti nga Mbretëria Ilire si regjent i Pinnes dhe këtë gjë nën kontrollin e pabesë të fituesit e të sherbetorit të tyre Dhimitrit nga Farosi.

Literatura Redakto

  • FESH Botim i Akademise se Shkencave Tirana 1985
  • Hansjörg Frommer"Albanische Hefte" 1-1990 Karlsruhe perkthimi sipas gazetes Nacional Nr 3 tirane 2009