Sllatinë e Vogël është një vendbanim në komunën e Fushë Kosovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Albanë e Vogël.

Sllatinë e Vogël
Albanë e Vogël
Fshat

Gjeografia Redakto

Fshati Sllatina e Vogël shtrihet rreth 5 km në perëndim të Fushë Kosovës[1]. Fshati Sllatinë e Vogël kufizohet me Sllatinën e Madhe, Bardhin e Vogël, Hencin. Emri i fshatit Sllatinë-a në literaturën shkencore të gjuhëve sllave është shpjeguar si toponim me prejardhje të gjuhëve së vjetër sllave - solt, solnë (soll - kripë-a), sllan - sllana ("me kripë, i njelmët").[2] Mirëpo, supozohet se ky toponim mund të jetë mjaft i lashtë i prejardhjes ilire apo kelte etj. nga se ky emërtim gjendet jo vetëm në trevat e Ballkanit (Kosova, Serbia, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia) por është vrejtur edhe në Hungaria, Austria, Sllovaki etj. Këto të dhëna në një mënyrë e zbehin mendimin se ka të bëjë me prejardhje sllave - tokë e gjelbtë, gjelbëzak.[3]

Me vendosjen e familjeve muhaxhire nga Sanxhaku i Nishit, përkatësisht ToplicaSllatinë të Madhe dhe Sllatinë të Vogël në vitet 1877/78, në mbështetje me emërtimin Sllatinë e Vogël emërtohet Sllatinë e madhe.

Trevat tjera të Kosovës ketë Sllatinë e quajnë me emrin - Sllatina e Goleshit apo Sllatina e Prishtinës, kurse tani edhe Sllatina te Aeroporti.

Sllatina shtrihet në perëndim të qytetit të Prishtinës, në kilometrin e 15-të të rrugës magjistrale Prishtinë - Pejë. Është larg komunës së Fushë Kosovës rreth 5 km larg. Shtrihet në lartësi mbidetare prej 550-600m .

Pozita gjeografike e këtij rajoni në udhëkryqin e rrugëve dikur dhe tani është mjaft me rëndësi, kjo pozitë ka ndikuar edhe në ngjarjet historike, njëherit edhe në lëvizjet etnike. Kjo ka lënë gjurmët e veta deri në kohën më të re. Që nga kohët e lashta në territorin e Sllatinës janë kryqësuar rrugët relevante në drejtime të ndryshme që kanë lënë gjurmë në ngjarjet e rëndësishme politike, ekonomike, etj. Për këtë arsye këtu, përkatësisht në këto treva ka pasur vazhdimisht konflikte aspiratash midis disa sunduesve, kështu që edhe intensiteti i rëndësisë së pozitës gjeografike të kësaj treve pësonte ndryshime në aspektin demografik, politik, ekonomik etj varësisht nga kushtet politike - gjeografike etj.

Lokaliteti i Sllatinës u formua dhe u zhvillua në rrugën e vjetër që lidhte rrafshin e Kosovës me atë të rrafshit të Dukagjinit dhe më tutje. Si më parë, edhe tani, Sllatina është udhëkryq i rëndësishëm i komunikacionit dhe shërben si urë natyrore që lidh disa rajone gjeografike. Vlera e pozitës së përshtatshme gjeografike të Sllatinës shtohet sidomos me ndërtimin, përkatësisht asfaltimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë, e posaqërisht me hapjen e Aeroportit "Adem Jashari" në Sllatinë në vitin 1965.[4] Poashtu edhe nga aspekti ekonomik, pozita e tillë e Sllatinës së Madhe dhe Sllatinës së Vogël jep mundësi që të shfrytëzojnë dy rajone me karakter të ndryshëm ekonomik, në njërën anë, fushat e rrafshta për bujqësi, ndërsa në anën tjetër malet me begatitë e tyre etj. Kjo pozitë gjeografike mundësoi që prej një numri të vogël të familjeve, përkatësisht të banorëve të rritet numri i tyre, dhe të zgjerohet fshati.

Vetitë fiziko-gjeografike Redakto

Nga aspekti gjeomorfologjik, përkatësisht i relievit, territori i Sllatinës së Madhe dhe i Sllatinës së Vogël, përbëhet prej formave të llojllojshme, duke filluar nga fushat nga fushat, terrenet e rrafshta rreth lumit Drenicë, kodrinave të ulta, luginave rreth përroit të Sllatinës, kodra dhe male. Hapësira gjeografike e Sllatinës, është mjaft heterogjene, me përbërje të llojllojshme gjeologjike të tokës. Në pjesën nëntokësore të Sllatinës shtrihen shtresa të pasura të thëngjillit lingit, ndërsa në atë tokësore sasi të konsideruar të xehes së nikelit.Përbërja pedologjike e tokës së kësaj treve poashtu është e llojllojshme. Ajo i takon llojit të tokës së quajtur "smonicë", e cila e ka ngjyrën e mbyllët në të zezë, kuçlinës, tokës gelqerore, aluviumit etj.[5]

Sikurse edhe në pjesët tjera të Rrafshit të Kosovës edhe këtu mbisundon klima kontinentale, me dimra të ftohtë me borë, vera të nxehta e të thata. Ndërsa në pranëverë dhe në vjeshtë, me të reshura. Mirëpo, viteve të fundit dimrat janë mjaft të butë.[5] Sa i përket hidrografisë, nëpër Sllatinë të Vogël rrjedh Lumi Drenica i cili përdoret pjesërisht edhe pë ujitje të disa arave rreth tij.Flora dhe fauna e Sllatinës ishte mjaft e pasur. Por nga shfrytëzimi i pa kontrolluar i pyjeve, shkaktohet varfërimi edhe i njerës edhe tjetrës.[5]

Demografia Redakto

Familjet që jetojnë në këtë vendbanim: Gërgurët, Kelmendët, Dragushët, Rudarët, Sopjanët, Konjuhët, Restelicët, Bacët, Sogojevët, Bytyçët, Gashët, Shishanët, Vishesellët.[6]

Historia Redakto

Sllatina në antikë Redakto

Vendbanimet janë vatra të jetës dhe veprimtarive të përgjithshme shoqërore, të krijuara gjatë fazave të gjata të vështira të zhvillimit shoqëroro-historik. Kushtet e përshtatshme klimatike, pozita e mirë gjeografike që zë KosovaBallkanit qendror, e mbi të gjitha begatitë natyrore, kanë kushtëzuar që territori i Prishtinës e në këtë kontekst edhe i Sllatinës të Vogël me rrethinë, të hynë në radhën e zonave më të rëndësishme arkeologjike, ku janë përfaqësuar vendbanime e eksponate që zënë fill që në periudhën e neolitit, krahas vazhdimësisë deri në ditët e sotme.[7] Njerëzit së pari janë grupuar rreth pikave të caktuara, të cilat kanë pasur pozitë të volitshme gjeografike, ndërsa rrethina e tyre edhe kushtet të tjera natyrore, të cilat në fazën e parë të krijimit të vendbanimeve, kufizoheshin në reliev, klimë, hidrografi, vegjetacion e jetës. Një ndër ato vendbanime ku ishte vendosur popullata ishte edhe Sllatina e Vogël.[8]

Vendbanimet e shumta të dardanëve ishin fortesa parahistorike iliriane. Disa nga ato fortesa vazhduan të qëndrojnë edhe gjatë shekujve të parë të sundimit romak.[9] Në këtë trevë , një grup më i vogël i vendbanimeve lindi pranë lumit Drenica, afër Sllatinë së Vogël. Mbi këtë territor i ndeshim edhe sot "fortesat" ilire, të cilat kanë vijuar të jetojnë edhe në periudhën e sundimit Romakët, si ajo në Bellaçevc-Graboc[10] pastaj në Harilaç etj. Në këtë trevë, sikurse edhe në pjesët tjera të Dardanisë e më gjërë të IlirisëBallkan jetonin paraardhësit e Shqiptarëve-Ilirët. Këtë e dëshmojnë gjurmët e kulturës materiale në pjesët jugore të vendbanimit të vjetër në jug të Sllatinës së Vogël, pastaj vendbanimet më të vjetra të kësaj treve si Harilaçi, Gradina në majën e zezë mbi Bardhi i Madh etj. Dardanët ndërtonin vendbanimet e tyre në vende të larta e i rrethonin me sistem mbrojtës. Një tip i tillë vendbanimi njihet nën emrin gërmadhat ose gradinat (vende të fortifikuara). Sipas gjurmimeve arkeologjike të deritashme gërmadha të tilla gjenden mbi fshatin Harilaç, Bardhi i Madh dhe në Grabovc në vendin Maja e zezë. Dardanët i digjnin të vdekurit e mbeturinat e tyre i varrosnin në varre - tulume. Në Sllatinë të Vogël, afër varrezave gjendet një vend i tillë, ku mund të supozohet se janë tumule ilire, përkatësisht varreza. Por ajo çka është primare, shkenctarisht është konstatuar se pasardhësit e ilirëve janë shqipëtarët e sotëm. Gjatë punimit të tokës dhe punëve ndërtimore, nga banorët vendës, sllatinasit sidomos në jug të Sllatinës së Vogël janë hasur e gjetur gjurmë të llojllojshme të kulturës materiale, si themele me gurë të ndërtesave, tulla të pjekura të formatit të madh, pjesë të qeramikës, rrugë të shturara me gurë, pusa të ujit etj. çka dëshmojnë se këtu ekzistonte vendbanimi që nga kohërat antike e më herët, e që ka vazhduar në mënyrë kontinuale deri në ditët e sotme. Në arat e ulicës, Ismail Kelmendi gjeti një pus të hapur të ujit në formë katrore 2x2 metra gjerësi dhe mbi 8 metra thellësi. Në të u gjetën edhe disa dëshmi arkeologjike, si gypa të ujit, tulla të madhësisë 20x20 cm. dhe të formateve më të vogla, pjesë të qeramikës, copa të drurit etj. Poashtu Idriz Gërguri gjatë hapjes së një pusi në vendin e quajtur gjelbzak hasi në copa të kënatave ku popullata është furnizuar me ujë, copa të mëdha të dërrasave etj. Me depërtimin e krishtenizmit në këto treva dhe përqafimi nga popullata vendëse, filloi ndërtimi i faltoreve - kishave. Kështu, në pjesën juglindore të vendbanimit Sllatinës së Vogël ishte ndërtuar kisha. Këtë e dëshmojnë disa eksponate të kulturës materiale arkeologjike të hasura në këtë lokalitet si dhe vet toponimi i përcjellur brez pas brezi - te Kisha dhe Arat e Kishës.[11]

Sllatina gjatë kohës së mesme Redakto

Sllatina gjatë kohës së sundimit osman Redakto

Sllatina prej vitit 1912-1914 Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Dr. Jusuf Osmani, "Vendbanimet e Kosovës", 2003. fq.307
  2. ^ P.Skok : Etimologijskog rjecnik hrvatskoga ili srpskoga jezika, II, fq. 303-304
  3. ^ Dr. Jusuf Osmani, "Historiku i Sllatinë së Madhe" (Monografi), 1997. fq 13-14
  4. ^ Dr. Jusuf Osmani, "Historiku i Sllatinë së Madhe" (Monografi), 1997. fq 11
  5. ^ a b c Dr. Jusuf Osmani, "Historiku i Sllatinë së Madhe" (Monografi), 1997. fq 12
  6. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës, 2003, fq.307
  7. ^ Dr. Jusuf Osmani, "Historiku i Sllatinë së Madhe" (Monografi), 1997. fq 15
  8. ^ Dr. Jusuf Osmani, Historiku i Sllatinë së Madhe (Monografi), 1997. fq 11
  9. ^ Dr. Emil Qershkoc, Romakët në Kosovë dhe Municipiumi DD të Soqanica, Prishtinë, 1973, fq. 27-28
  10. ^ Dr. Emil Qershkov v.e.c. 30
  11. ^ Dr. Jusuf Osmani, Historiku i Sllatinë së Madhe (Monografi), 1997. fq 18

Lidhje të jashtme Redakto