Sokrat Dodbiba (Elbasan, 17 mars 1898 - Burgu i Burrelit, 20 tetor 1956) ka qenë nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar.

Sokrat Dodbiba
Ministër i Financave
Në detyrë
5 nëntor, 1943 – 16 qershor, 1944
Paraprirë ngaEqrem Telhaj
Pasuar ngaRrok Gera
Të dhëna vetjake
U lind më17 mars 1898
Elbasan, Perandoria Osmane
Vdiq më20 tetor 1956
Burgu i Burrelit, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësimifinancier

Biografia Redakto

U lind më 17 mars 1898 në Elbasan. Mësimet fillore i kreu në vendlindje. Më 1912 shkoi në Stamboll, ku studjoi në liceun "Robert College". Më 1921 - 1928 ndoqi në Vienë studimet universitare në shkencat politike, ekonomike e financiare. U aktivizua në gazetë e shoqërisë së studentëve shqiptarë "Djalëria".

Më 1928 - 1936 u emërua drejtor dhe më 1936 sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave. Drejtoi revistën "Ekonomisti shqiptar", botim i ministrisë ku punonte në vitet '30. Në vitet 1937 - 1943 qe komisioner i Bankës së Shtetit. Po ashtu, drejtor i pasurive shtetërpre. Më 1 tetor 1943 u zgjodh deputet i Elbasanit në Kuvendin Kombëtar, ku ishte sekretar i tij. Më 1943 - 1944 iu dha portofoli i Ministrisë së Financave në qeverinë Mitrovica.

Në fund të vitit 1944 u arrestua nga komunistët e ardhur në pushtet. Më 13 prill 1945 Gjyqi Special e dënoi me 30 vjet burgim dhe punë të detyruar. Ndërroi jetë në Burgun e Burrelit më 20 tetor 1956.[1]

Referime Redakto

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 113. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)