Solaborate(Social-Colaborate) është një platformë e rrjetit social e dizajnuar për profesionistë dhe kompani të ndryshme për tu lidhur, zbuluar dhe bashkpunuar. Solaborate i mundëson ekositemit teknologjik zgjidhjen e problemeve biznesore dhe të prodhojë udhëheqje dhe shanse të reja duke furnizuar veglat dhe shërbimet e duhura për të bashkpunuar në kohë reale.

Solaborate
LlojiPrivate
IndustriaInternet
Themeluar nëLos Angeles (2012)
ThemeluesiLabinot Bytyqi, Mimoza Bytyqi (Co-Founder)
Zyrat qendrore
Los Angeles
Zona e shërbimit
Në të gjithë botën
ProdhimiShërbim për rrjet social
Faqja e internetitSolaborate.com

Misioni i Solaborate-it Redakto

Misioni i Solaborate-it është që t'i lidh profesionistët e teknologjisë, kompanitë softuerike, hardverike dhe shërbyese me përdorues nga e gjithë bota për ti bërë më produktiv dhe më të suksesshëm. Solaborate i tejkalon bashkpunimet e brendshme duke dalur jashtë vetë kompanive me ç'rast mundëson komunikimin me njerëz të tjerë jashtë kompanisë, ku përfshihen ekspertët, puntorët potencial, madje edhe klientët. Dallohet nga rrjetet e tjera sociale duke u fokusuar vetëm në nevojat dhe specifikacionet për profesionalistët e teknologjisë. Solaborate për momentin është në Beta dhe përdoruesit mund të bëjnë kërkesë dhe ta marrin një ftesë në mënyrë që të mund ta përdorin shërbimin. Solaborate financohet nga investitorë privat dhe ka ngritur një fond prej $1 milion dollarësh.[1]

Çka mundëson Solaborate Redakto

Platforma do t’u mundësojë përdoruesve që të krijojnë profilet e tyre profesionale dhe ka disa karakteristika të cilat mundësojnë lidhjen me profesionalistët tjerë teknologjik, kompani dhe produkte. Përdoruesit do të kenë mundësi të postojnë, lidhen, shoqërohen, ndajnë, vlerësojnë, shikojnë demo, kërkojnë dhe të aplikojnë për punë, video konferenca, etj. Solaborate shpreson të bëhet më e gjëra, me e sakta dhe më e arritshmja në rrjet duke u fokusuar në profesionalistët teknologjik dhe në industrinë teknologjike si një tërësi.[2]

Teknologjitë Redakto

Solaborate është e ndërtuar dhe hostuar në 'Microsoft Windows Azure cloud computing. Përdorë HTML5, WebSockets dhe protokolin WebRTC për komunikimin në kohë reale. Solaborate është zhvilluar në C#(C sharp).NET Framework.

Veçoritë Redakto

  • Profile për përdorues profesional, kompani, produkte apo shërbime.
  • Funksionalitete sociale të përbashkëta si: postime, ndarje, etiketime, shoqërime, lidhje. Megjithatë, i lejon përdoruesve të postojnë gjëra si: tekste, linqe, fotografi, video, dokumente, pyetje, ngjarje dhe votime.
  • Biseda individuale dhe grupore: mbështetë një-me-një komunikimin e rregullt me tekst, video, audio dhe video/audio. Nuk kërkon ndonjë shtesë softuerike për shkarkim në lidhje me biseda. Komunikimi video/audio bëhet përmes WebRTC.
  • Pyetjet dhe përgjegjjet e avancuara lejojnë përdoruesit që të shtojnë çfarëdo nga një dokument në kod të programimit në pyetjet dhe përgjegjet e tyre.
  • Krijimi dhe organizmi i ngjarjeve.
  • Grupimi i përdoruesve lejon përdoruesit me interesa të përbashkëta që të ndajnë dhe bashkpunojnë me një grup specifik.
  • Punët: Kompanitë mund të postojnë oferta falas për punë dhe të menaxhojnë aplikantët përmes faqes.
  • Mundësite: Lejon përdoruesit të postojnë oferta pune në formë të mundësive dhe lejon që ata t'i menaxhojnë aplikantët online.
  • Demo Produktet: Lejon pronarët e produkteve të parqesin demo produktet e tyre dhe gjithashtu lejon perdoruesit të kërkojnë demo të ndryshme.
  • Vlerësim & Inspektim: Lejon përdoruesit që ta vlerësojnë dhe ta inspektojnë një përmbajtje në website duke e bërë të qartë për komunitetin.
  • Ekspertët: Përdoruesit mund të aplikojnë për t'u listuar si ekspertë, me kompani dhe pronarë të produkteve të cilët mund të aprovojnë lista të tilla.

Celular Redakto

Një aplikacion celular i Solaborate-it është duke u zhvilluar dhe pritet që të lancohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Do t'i ketë të gjitha veçoritë sikurse platforma e webit, me disa limite.



Referimet Redakto

  1. ^ Solaborate e social Network
  2. ^ www.soborate.com Arkivuar 2 korrik 2013 tek Wayback Machine,Solaborate.