Stollaci është qytezë dhe komunë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Administrativisht, ajo është pjesë e Kantonit Hercegovina-Neretva në Federatës së Bosnjes dhe Hercegovinës. Stollaci gjendet në zonën e njohur si Humina Hercegovina, në rrugën turistike e cila kalon përmes Hercegovinës dhe lidh rajonet malore të Bosnjës me rajonet bregdetare të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dubrovnikun dhe Malin e Zi. Rruga, që rrjedh nga Sarajevë nëpërmjet Mostarit, Stolacit, Lubinjes dhe Trebinjes, mundëson një arritje në Dubrovnik në më pak se 4 orë. Në sajë të mjedisit natyror të favorshëm të komunës - përbërja gjeologjike, konturet, klima, hidrografia dhe vegjetacioni - Stollaci dhe fusha e tij kanë qenë të populluara që në kohët e lashta. Si një vend i pasur me kafshë gjuetie së bashku përfitimet tjera natyrore ka tërhequr njeriun parahistorik, dhe më vonë Ilirët, Romakët dhe Sllavët, ku të gjithë kanë lënë dëshmitë e tyre antropologjike.[1]

Historiku Redakto

 
Muret e Daorsonit të lashtë në Oshaniqi afër Stollacit.

Zona ka qenë e banuar për të paktën 15.000 vjet, siç dëshmohet nga shenjat në Shpellën Badanj, të cilën ekspertët e kanë datuar 12,000 - 16,000 PES.

 
Mesita Arnaudia, Shek. XVIII

Atraksione turistike Redakto

  • Shpella Badanj
  • Bregava
  • Oshaniqi
  • Radimla
  • Stari grad

Personalitete të shquara Redakto

  • Jezzar Pasha, sundimtar osman i Acres dhe Galile që mbrojti Acren kundër Napoleonit
  • Mak Dizdar, shkrimtar i njohur
  • Ali-pasha Rizvanbegoviq, administrator i Stollacit nga 1813 deri 1833
  • Asaf Durakoviq, mjek dhe poet
  • Mahir Shotra, drejtor
  • Alija Isakoviq, shkrimtar, publicist, leksikograf
  • Muhamed Mehmedbashiq, anëtar i Bosnja e Re
  • Salmir Kaplan, Ministër i Kulturës dhe Sporteve në Bosnje dhe Hercegovinë
  • Mustafa Golubiq, revolucionar

Demografia Redakto

viti i regjistrimit gjithsej Boshnjakët Kroatët Serbët Jugosllavët të tjerët
1971 19,230 7,113 (36.98%) 7,041 (36.61%) 4,900 (25.48%) 63 (0.32%) 113 (0.58%)
1981 18,910 7,359 (38.91%) 6,410 (33.89%) 4,332 (22.90%) 675 (3.56%) 134 (0.70%)
1991 18,681 8,101 (43.36%) 6,188 (33.12%) 3,917 (20.96%) 307 (1.64%) 168 (0.89%)

Vendbanimet e komunës Stolac 1991. Redakto

Aladiniqi, Barane, Berkoviqi, Bitunja, Bjelojeviqi, Borojeviqi, Brshtanik, Burmazi, Crniqi-Greda, Crniqi-Kulla, Dabrica, Hateli, Hodovo, Hrgud, Komanje Bërdo, Kozice, Krushevo, Lublenica, Luti Do, Meça, Orahovica, Oshaniqi, Pjeshivac-Greda, Pjeshivac-Kulla, Popllat, Poprati, Predole, Prenj, Rotimla, Stollaci, Strupiqi, Suzina, Shqepan Krst, Trijebanj, Trusina dhe Zhegula.

Në ish-komunën e Stollacit nga regjistrimi i vitit 1991, sot janë dy komuna: Stollaci në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Berkoviqi në Republika Srpska.

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

43°05′02″N 17°57′33″E / 43.08389°N 17.95917°E / 43.08389; 17.95917