Një superkompjuter është një kompjuter me një nivel të lartë të kapaciteteve kompjuterike në krahasim me një kompjuter për qëllime të përgjithshme. Performanca e një superkompjuteri është matur me operacionet floating-point  për sekondë (FLOPS) dhe jo me miliona instruksione për sekondë (MIPS). Deri në vitet e fundit (2015), ka superkompjuterë të cilat mund të kryejnë deri në kuadrilionë FLOPS.[2]

Superkompjuteri Blue Gene/P i IBMArgonne National Laboratory përmban mbi 250.000 procesorë duke përdorur freskues normal të ajrit për qendrave të të dhënave (data center), të grupuar në 72 kabinetet, dhe të lidhur me një rrjet optik me shpejtësi të lartë[1]

Supercomputers u paraqit në vitet 1960ta, të bëra fillimisht dhe për dekada me radhë kryesisht nga Seymour CrayControl Data Corporation (CDC), Cray Research dhe kompanitë e mëvonshme që mbanin emrin ose monogramin e tij. Përderisa superkompjuterët të viteve 1970 përdornin vetëm disa procesorë, në vitet 1990 filluan të paraqiten makina me mijëra procesorë, dhe në fund të shekullit të 20-të, kompjuter me paralelizëm masiv me dhjetëra mijëra procesorë "off-the-shelf" ishin normal.[3][4] Që nga futja e tij në qershor të vitit 2013, superkompjuteri kinez Tianhe-2 deri në vitin 2015 është më i shpejti në botë me 33.86 petaFLOPS (PFLOPS), ose 33.86 kuadrillionë FLOPS.

Historia Redakto

 
A Cray-1 i ruajtur në Deutsches Museum

Historia e superkompjuterëve shkon prapa në vitin 1960, me AtlasUniversitetin e Mançesterit dhe një seri të kompjuterëve të Control Data Corporation (CDC), të projektuar nga Seymour Cray. Këto përdornin dizajn inovativ dhe paralelizëm për të arritur kulmin e performancës përpunuese [5].

Atlasi ishte një projekt i përbashkët mes Ferranti dhe Universitetin e Mançesterit dhe është projektuar për të operuar me shpejtësi të përpunimit që i afrohet një mikrosekondë për instruksion, rreth një milion instruksione për sekondë [6]. Atlas i parë është autorizuar zyrtarisht më 7 dhjetor 1962, si një nga superkompjuterët e parë në botë – konsiderohet si kompjuteri më i fuqishëm në botë në atë kohë me një diferencë të konsiderueshme, dhe i barabartë me katër IBM 7094 [7].

CDC 6600, i lëshua në vitin 1964, u projektua nga Cray për të qenë më i shpejti në botë. Cray kaloi nga përdorimi i germaniumit në silic për transistorët, e cila operonte shumë shpejtë, duke zgjidhur problemin e nxehtësisë duke përdorur ftohës.[8] Duke pasur parasysh se 6600 tejkaloj të gjithë kompjuterët e bashkëkohës së tij me rreth 10 herë, ai u quajt superkompjuter dhe e përcaktoi tregun e superkompjuterëve kur njëqind kompjuterë u shitën, secili nga me çmimi pre $8 million [9][10][11][12].

Cray iku nga CDC në vitin 1972 për të formuar kompaninë e tij, Cray Research [10]. Katër vite pasi la CDC, Cray paraqiti 80 MHz Cray 1 në vitin 1976, dhe ai u bë një nga superkompjuterët më të suksesshëm në histori [13][14]. Cray-2 u lëshua në vitin 1985, ishte një kompjuter me 8 procesor me ftohës të lëngshëm dhe Fluorinert pompohej në të derisa ai operonte. Ai performonte në 1.9 gigaflops dhe ishte më i shpejti në botë deri në vitin 1990.[15]

Ndërsa superkompjuterët e viteve 1980 përdornin vetëm disa procesorë, në vitet 1990, makina me mijëra procesorë filluan të shfaqen si në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni, duke vendosur rekorde të reja të performancës kompjuterike.

Hardueri dhe arkitektura Redakto

Menaxhimi i softuerit dhe sistemit Redakto

Matja e performancës Redakto

Hulumtimi dhe tendenca e zhvillimit Redakto

Përdorimi i energjisë Redakto

Kompjuterët e performancës së lartë zakonisht kërkojnë shumë energji. Megjithatë, Islanda mund të jetë një pikë referimi për të ardhmen me superkompjuterin e parë në botë me zero emetim. E vendosur në Thor Data Center në Reykjavik, Islandë, ky superkompjuter mbështetet plotësisht në burimet e ripërtëritshme të energjisë për energjinë e saj në vend se të lëndëve djegëse nga fosilet. Klima e ftohtë gjithashtu redukton nevojën për ftohje aktive, duke e bërë atë një nga objekteve që shfrytëzon në maksimum burimet e ripërtëritshme në botë.[16]

Në fantashkencë Redakto

Shumë shkrimtarë të fantashkencës i përshkruajnë superkompjuterët në veprat e tyre, si para ashtu dhe pasi u ndërtuan superkompjuterët e vërtetë.

Shih edhe Redakto

Shënime dhe referenca Redakto

  1. ^ "IBM Blue gene announcement". 03.ibm.com. 26 qershor 2007. Marrë më 9 qershor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ .
  3. ^ Hoffman, Allan R.; etj. (1990). Supercomputers: directions in technology and applications. National Academies. fq. 35–47. ISBN 0-309-04088-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Hill, Mark Donald; Jouppi, Norman Paul; Sohi, Gurindar (1999). Readings in computer architecture. fq. 40–49. ISBN 1-55860-539-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hardware software co-design of a multimedia SOC platform by Sao-Jie Chen, Guang-Huei Lin, Pao-Ann Hsiung, Yu-Hen Hu 2009 ISBN pages 70-72
  6. ^ The Atlas, University of Manchester, arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2012, marrë më 21 shtator 2010 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Lavington, Simon (1998), A History of Manchester Computers (bot. 2), Swindon: The British Computer Society, fq. 41–52, ISBN 978-1-902505-01-5 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ The Supermen, Charles Murray, Wiley & Sons, 1997.
  9. ^ A history of modern computing by Paul E. Ceruzzi 2003 ISBN 978-0-262-53203-7 page 161 [1]
  10. ^ a b Hannan, Caryn (2008). Wisconsin Biographical Dictionary. fq. 83–84. ISBN 1-878592-63-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ John Impagliazzo, John A. N. Lee (2004). History of computing in education. fq. 172. ISBN 1-4020-8135-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Richard Sisson, Christian K. Zacher (2006). The American Midwest: an interpretive encyclopedia. fq. 1489. ISBN 0-253-34886-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Readings in computer architecture by Mark Donald Hill, Norman Paul Jouppi, Gurindar Sohi 1999 ISBN 978-1-55860-539-8 page 41-48
  14. ^ Milestones in computer science and information technology by Edwin D. Reilly 2003 ISBN 1-57356-521-0 page 65
  15. ^ Parallel computing for real-time signal processing and control by M. O. Tokhi, Mohammad Alamgir Hossain 2003 ISBN 978-1-85233-599-1 pages 201–202
  16. ^ "Green Supercomputer Crunches Big Data in Iceland". intelfreepress.com. 21 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2015. Marrë më 18 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto