Susanne Albers është një shkencëtare teorike kopjuterash, nga Gjermania dhe profesoreshë e shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik ne Mynih. Ajo është vlerësuar duke marrë "Medaljen Otto Hahn" dhe çmimin " Gottfried Wilhelm Leibniz".

Edukimi dhe karriera Redakto

Albers studioi matematikë, shkenca kompjuterike dhe administrim biznesOsnabrück dhe mori Doktoraturën e Filozofisë në vitin1993 në Universitetin Saarland nën mbikëqyrjen e Kurt Mehlhorn . Deri në vitin 1999 ajo ishte e lidhur me "Institutin Max Planck për Shkenca Kompjuterike" dhe mbajti poste vizituese dhe postdoktorale në Institutin Ndërkombëtar të Shkencave të Kompjuterave në Berkeley, Universitetin e Lirë të Berlinit dhe Universitetin e Paderborn. Në 1999 ajo arriti nje nivel shumë të lartë kualifikimi për të kryer mësimdhënie dhe pranoi një pozicion në Universitetin Dortmund. Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ajo ishte profesoreshë e shkencave kompjuterike në Albert-Ludwigs-Universität Freiburg. Nga 2009 deri në 2013 ajo ka qëndruar në Universitetin Humboldt në Berlin. Që nga 2013 Albers është profesoreshë përsa i përket algoritmeve efikase në Universitetin Teknik në Mynih.

Hulumtimi Redakto

Hulumtimi i Albers është në hartimin dhe analizën e algoritmeve, veçanërisht algoritmeve në internet, algoritmeve të përafrimit, teorisë së lojërave algoritmike dhe inxhinierisë së algoritmeve .

Çmime dhe nderime Redakto

Në vitin 1993 Susanne mori Medaljen Otto Hahn nga Shoqëria Max Planck, dhe në vitin 2008 mori çmimin Gottfried Wilhelm Leibniz nga Fondacioni i Kërkimeve Gjermane, i konsideruar si çmimi më i lartë i kërkimit gjerman dhe duke përfshirë një vlerësim monetar prej 2.5 milion euro. Në vitin 2011 ajo u zgjodh si bashkëpunëtore e "Gesellschaft für Informatik". Në vitin 2014 Albers u bë një nga dhjetë anëtaret inauguruese të Shoqatës Evropiane për Shkenca Teorike të Kompjuterave .

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto