Svetlana Alekseeva (lindur më 1999 ose 2000, emri profesional Sveta Ugolyok ) është një modele ruse. [1] [2]

Kur ajo ishte katër vjeç ajo pësoi djegie mbi 50% të trupit të saj. Nëna e saj e kishte lënë atë të vetme në shtëpi dhe ajo u përpoq të digjte fije të dalura nga këmisha e saj e natës me qiri ashtu si e kishte parë nënën e saj. Këmisha e natës ishte prej pëlhure sintetike dhe zjarri u bashkua me lëkurën e saj. Ajo ishte në koma për dy muaj, dhe mbeti e prekur nga djegiet. Nëna e saj, një alkoolike, nuk e vizitoi atë në spital dhe më pas e braktisi. Alekseeva kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj në një jetimore, dhe përjetoi shumë ngacmime për shkak të pamjes së saj. Në moshën 18 vjeçare tha: "Nëse shoqëria ushtron presion mbi ju dheju keqtrajton vetëm për shkak se keni disa individualitete, kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtë". [2]

Ajo po zhvillon një karrierë si modele pavarësisht djegieve që kan mbetur në trupin e saj. [1]

Në vitin 2018 ajo ishte një nga 100 Gratë e BBC -së, një listë për gratë "frymëzuese dhe me ndikim". Lista tha se "Svetlana mbijetoi një zjarr që dogji pothuajse gjysmën e trupit të saj dhe tani punon për të ndihmuar njerëzit me plagë të ndjehen pozitivë për trupin e tyre". [3]

Referime Redakto

  1. ^ a b Larbi, Miranda (28 qershor 2018). "How one women has gone from child abuse victim with 45% burns to model". Metro. Marrë më 21 nëntor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "'I couldn't speak, I couldn't walk' — Child abuse victim with 50% burns becomes model". NewsTube. 26 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2019. Marrë më 21 nëntor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "newstube" defined multiple times with different content
  3. ^ "BBC 100 Women 2018: Who is on the list?". BBC. 19 nëntor 2018. Marrë më 21 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqe të jashtme Redakto