Svetozar Markoviqi (Serbe Cirilik: Светозар Марковић  Svetozar Marković, shqiptohet [sʋêtozaːr mǎːrkoʋitɕ]; 9 shtator 1846 – 26 shkurt 1875) ishte një aktivist i shquar politik, kritik letrar dhe filozof. Ai ka zhvilluar një aktivitet në fushën e filozofisë antropologjike me një program të caktuar të ndryshimeve sociale. Ai u quajt Nikolay Dobrolyubovi serb.

Svetozar Markoviqi

Jeta e hershme Redakto

Markoviqi ka lindur në qytetin Zaječar më 9 shtator të vitit 1846, si i biri i një nëpunësi të policisë. Markoviqi fëmijërinë e kaloi në fshatin Rekovac dhe pastaj në qytetin Jagodina. Familja e tij u shpërngul në Kragujevc në vitin 1856. Ai arriti moshën e rinisë në kohën kur Mihailo Obrenoviq u bë Princ i Serbisë. Në vitin 1860 ai filloi të studiojë në gjimnazin në Beograd dhe në vitin 1863 në Universitetin e Beogardit (Grande École of Beograd), si institucioni më i lartë arsimore në Serbin e asaj kohe, themeluar qysh në vitin 1808.

Ai tashmë ishte student në Grande École kur filloi të interesohet për letërsi dhe politikë dhe duke rënë  edhe nën ndikimin e Vuk Karadzhiqit dhe Vladimir Jovanoviqit, një udhëheqës liberal serb. Për shkak të rezultateve të mira si student në Kolegjin e Beogradit, pedagogët e tij në mënyrë unanime e nominuan atë për studime postdiplomike dhe bursë për të studiuar jashtë vendit. Ai zgjodhi për të studiuar në Rusi, në Shën Petersburg, në veçanti. Për tre vitet e ardhshme, ai ka jetuar në Rusi ku edhe kishte rënë nën ndikimin e radikalëve rusë të viteve 1860, por për shkak të agjitacionit politik qe detyruar të largohet nga Rusia për në Zvicër. Në ETH Zurich, si një universitet i ri në Qytetin e Cyrihut, Markoviqi rifilloi studimet e tij dhe në kohën e tij të lirë vazhdonte të shkruante artikuj mbi çështjet sociale dhe politike. Së shpejti edhe atje pezullohet bursa e tij dhe ai u kthye në Beograd me ide të reja. Markoviqi menjëherë filloi të tërheq vëmendjen dhe që nga vitin 1868 deri në vdekjen e hershme të tij, u bë një nga figurat udhëheqëse në Serbi.

Studimet jashtë Redakto

Në vitin 1866, ai mori një bursë për të studiuar në Institutin e Komunikimit Inxhinierik të Aleksandërit I në Shën Petersburg.[1] Këtu ai u angazhua me socialistët rusë e të cilët ishin ithtarë të socialistit agrar Nikolai Chernyshevsky, i cili ka shkruar dhe redaktuar Nikolay Nekrasov revistën "The Contemporary". Atje ai gjithashtu u takua me Dimitri Pisarevin dhe Lyuben Karavelovin, i cili në vjeshtë të vitit 1876, mori pjesë si vullnetar në fushatën serbe kundër Otomanëve, dhe më pas u bashkua me kontigjentin e parregult bullgarë në armatën ruse në Luftën Ruso-Turke 1877-78. Së bashku me disa burra të tjerë si, Mihail Katkov, Konstantin Pobedonostsev, dhe Alexey Suverin, Markoviqi filloi fshehurazi për të mbjellë ndjenjat e demokracisë në mesin e fshatarëve. Me natyrën e ndjeshme të tij ai ishte i indinjuar me metodat brutale të përdoruara ndaj aktivistëve, sidomos të burgosurit politikë, si dhe nga masat e rrepta të cilat i zbatuan autoritetet  me qëllim të shtypjes së lëvizjes revolucionare. Si pasojë ai e ekspozonte veten në rrezik duke mbetur në Rusi, dhe në vitin 1869, ai ishte i detyruar të largohet nga vendi. Në mars të atij viti ai u largua nga Rusia, duke dyshuar, me të drejtë, se ai ishtë në rrezik të arrestohej nga autoritetet ruse për qëndrimet e tij socialiste dhe simpatinë ndaj revolucionarëve. Ai pati sukses në arratisjen e tij. Ai u vendos për një kohë në Zvicër, më pas e njohur si strehë revolucionare për udhëheqës të tillë si Johann Philipp Becker dhe të tjerët. Ai rifilloi studimet e tij në Eidgenössische Technische Hochshule Zurich (i njohur më mirë si ETH Zurich), por pas një semestri apo dy, pas kritikave të bëra ndaj Serbisë, nga ana e Jovan Ristiqit dhe Milivoje Petroviq Blaznavacit, ai humbi bursën. Ai më pas braktisi shkollimin e tij dhe u kthye në Serbi, ku u takua me gazetarin Pera Todoroviq, njëri nga themeluesit e ardhshëm të Partisë Popullore Radikale dhe bashkëshortja e tij, gazetare Milica Ninkoviq, dhe të tjerë të rinj intelektualë, që kërkonin ndryshime.

Kthimi në Ballkan Redakto

Së shpejti pasi mbërriti në atdhe, ai mblodhi një grup të vogël të studentëve, i cili përfshinte edhe liderin e ardhshëm radikal Nikola Pashiqi. Në të njëjtën kohë, Serbia ishte e sunduar nga një regjent në emër të Princit Milan, që nga viti 1868. Në pranverën e vitit 1869, Partia Liberale Serbe nënshkroi një marrëveshje me Regjentin pas së cilës u miratua një kushtetutë si dhe u ngrit një kuvend. Markoviqi e denoncoi këtë marrëveshje dhe e formoi një parti të vogël radikale.

Markoviqi tani kërkonte heqjen e kontrollit të të rinjve të krahut të Omladinas nga Partia Liberale. Kongresi i Omladinas u takua në fund të gushtit të vitit 1870 në qytetin Novi Sad, i cili në ato ditë ishte në duart e Austro-Hungarisë afër kufirit të atëherëshëm serb. Markoviqi dhe shokët e tij radikalë propozuan një rezolutë që bënte thirrje për decentralizimin dhe një numër të masave sociale, e që fillonte me: "zgjidhjen e problemit të përkatësisë kombëtare në Perandorin Austro-Hungareze dhe Çështjes Lindore."

Mbështetësit liberal të Vlladimir Jovanoviqit e kundërshtuan me thirrje për një politikë të jashtme më agresive duke thënë se politikat vendore do të duhej të mbeteshin në plan të dytë në krahasim me ato për bashkimin e Sllavëve të Jugut. Më në fund u arrit një kompromis duke bërë thirrje për decentralizimin dhe një ekspansion në politikën e jashtme.

Më 1 qershor 1871, Markoviqi nisi të publikonte të parën gazetë socialiste në Serbi bashkë me Gjura Loçiqin si redaktor. Në gazetën, Radenik ("Punëtori") ai bënte analiza të kujdesshme duke ruajtur ekuilibrin dhe duke shmangur shtypjen e çdo gjëje që do të ishte e ndaluar. Gazeta u dëshmua shumë e suksesshme mirëpo ajo së shpejti u denoncua si i pari organ socialist Ballkan. Një grup i deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Serbisë e akuzuan gazetën Radenik si propaganduese e komunizmit "e cila kështu goditste edhe vetë themelet e shtetit; besimin moralin dhe pasurinë."

Në Marsin e vitit 1872, qeveria vendosi për arrestimin e Markoviqit megjithatë, i paralajmëruar paraprakisht, ai shpëtoi duke kaluar lumin Sava në territorin hungarez. Më në fund Radenik e arriti kulmin pasi u botua një artikull në të cilin Krishti përshkruhej si një komunist dhe revolucionar. Duke e përdorur këtë si pretekst, qeveria e ndaloi gazetën në Maj të vitit 1872 për blasfemi dhe tradhti.

Realni Pravac u Nauci i Zhivotu ("Trendet reale në shkencë dhe jetë"), i cili u shfaq në Letopis Matice Srpske, (1871-72) dhe vepra të tjera, ai zhvillonte një aktivitet në fushën e filozofisë antropologjike me një program të caktuar të ndryshimeve sociale. Në këtë kohë idetë e Stankevichit, Chernyshevskyt, Dobrolyubovit, Pisarevit dhe revolucionarëve të tjerë demokratëve, filozofitë materialiste të Buchner, Vogt, dhe Moleschott, dhe teoritë revolucionare të Çarls Darvinit dhe Spenserit kishin fituar terren të konsiderueshëm në mesin e intelektualëve serbë. Ai theksoi rolin e shkencës dhe arsimit në proceset historike. Ai gjithashtu theksonte se nuk janë objektive ligjet që rregullojnë përparimin shoqëror, por se ato varen nga ligjet e natyrës njerëzore, e cila mund të jetë zbuluar nga një analizë e historisë së njerëzimit. Vërtetë intelektualët e ndihmojnë popullin e tyre që të bëhen të vetëdijshëm për vuajtjet e tyre dhe nevojat reale për të prodhuar një ndryshim radikal në kushtet e tyre. Revolucioni social, për këtë arsye, presupozon një fuqi totale intelektuale të popullit. 

Serbia në Lindje Redakto

Ai filloi karrierën e tij letrare në qershor 1872 me një shkrim në Srbija na istoku ("Serbia në Lindje"), botuar në Novi Sad, në të cilën ai e analizon historinë e Serbisë, duke interpretuar shoqërinë serbe para Kryengritjes së Parë Serbe të vitit 1804 si një shoqëri e ndarë jo aq shumë në linja fetare, aq sa ishte e ndarë nga klasat. Markoviqi argumentonte se Revolucioni Serb kundër Otomanëve, kishte karakter social më tepër se sa fetar. Ai e shihte organizimin shoqëror të fshatarëve serbë të cilët kishin lozur kryesor në suksesin eventual në përmbysjen e sundimit Osman, si të pamjaftueshëm në parandalimin e kalimit të shtetit të ri në despotizëm i cili së shpejti të sillte në jetë një burokraci parazitare.

Markoviqi argumentoi se rritja e Serbisë, ndërsa kjo burokraci ishte në kontroll nuk do të çojë në më shumë liri, por thjesht në forcimin e pushtetit të asaj burokracie. Si një alternativë për këtë Markoviqi mbrojti federalizmin demokratik. Markoviqi idealizonte organizimin e vjetër të strukturës së familjes në Ballkan (zadruga), dhe besohet se shteti duhet të shërbejë thjesht për të koordinuar aktivitetet e opštines, ose komuniteteve të vogla të organizuara në parimin e zadrugës. Në fakt, ai preferonte një Serbi federale dhe revolucionare:

Në këtë kohë Markoviqi ishte duke bërë një studim intensiv të socializmit. Dhe, nga kjo kornizë për analizën e Serbisë erdhi duke u rritur në bazë një lëvizje në rritje babai shpirtëror i së cilës u bë Markoviqi dhe e cila vite më vonë, sipas disave, do të bëhet Partia Demokratike Serbe, nën udhëheqjen e Dimitrije Tucoviqit.

Kthimi në Serbi Redakto

Për shkak të aktiviteteve politike të tij në Novi Sad, Markoviqi u përjashtua nga autoritetet hungareze, por u arrestua menjëherë pas mbërritjes së tij në Serbi. Ai tashmë ishte i njohur në Evropën Lindore, nga libri i tij, Serbia në Lindje, të cilën e kishte publikuar kohët e fundit (1872). Kryeministrin e ri, Jovan Ristiq, menjëherë e liruan. Ristiq ia kishte borxh pozitën e tij tekave të Princit Milan, dhe si rezultat i kësaj, ishte kundërshtuar nga liberalët dhe konservatorët. Ristić shpresuar se lirimi i Markoviqit do të mbante socialistët largë shpinës së tij.

Më 8 nëntor 1873, një gazetë e re, Javnost ("Publiku") filloi të dilte në Kragujevc me Markoviqin si redaktor. Markoviqi fillimisht ishte mjaft i butë me qeverisjen konservatore që kishte ardhur në pushtet vetëm disa javë para se Javnost të dilte.

Kriticizmi i Javnostit shpejt u bë më i ashpër. Qeveria humbi durimin dhe më 8 janar të vitit 1874, Markoviqi u arrestua, edhe pse ai e kishte dorëzuar editorialin. Në ndërkohë, mbështetësit e tij filluan drejtimin e një gazete tjetër, Glas Javnosti.

Gjykimi Redakto

Markoviqi kishte qenë me shëndet të sëmurë për disa kohë, pasi që ishte mbajtur në ambientet e qelisë së burgut me lagështi dhe nxemje të dobët në burgun e Pozharevcit. Gjykimi i tij për "press krime", filloi më 19 shkurt 1874.

Duke mbrojtur veten e tij kundër akuzave se ai kishte "fyer" Kuvendin Kombëtar duke e cilësuar atë si një debat i thjesht me shoqërinë, Markoviqi u përgjigj se ai kishte shkruar të vërtetën. Ai më pas thirrej në mbrojtje të lirisë së shtypit. Në akuzën se ai kishte mbrojtur të drejtën e popujve "për të përmbysur një princ që u bën atyre të keqen dhe ta zëvendësojë atë me një më të mirë", ai e mohoi se kjo ishte një thirrje për revolucion. Ai kishte qenë duke folur në abstrakte.

16 vjet para procesit gjyqësor kundër Markoviqit, populli serb dhe Kuvendi Kombëtar kishte ushtruar këtë të drejtë edhe në vitin 1858 me rastin e rrëzimit të Princ Aleksandër Karagjorgjeviqit dhe thirrjes për mbretërim të princit Millosh Obrenoviq.

Gjykimi tërhoqi një audiencë të madhe, duke përfshirë edhe shumë fshatarë. Si rezultat i procesit gjyqësor Markoviqi u bë një simbol në rritje i pakënaqësisë kundër qeverisë. Markoviqi ishte i bindur që dënimi ishte i pashmangshëm por 18 muaj burg, ishte relativisht e pakët. Megjithatë, deri tani gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij ishte keqësuar e ku kishte filluar të zhvillohej edhe tuberkulozi. Dënimi i ishte reduktuar deri në nëntë muaj; por ishte e pasigurt që ai do të arrinte të mbijetonte në burg. Ai u lirua më 16 nëntor 1874, dhe shkoi në Jagodina për tu shëruar.

Suksesi socialist Redakto

Gjatë burgimit dhe gjykimit të Markoviqit socialistët serb shënuan sukseset e tyre të para duke arritur që të futeshin edhe në Asamblenë Kombëtare ku arritën të krijonin edhe një grup të vogël por aktiv. Duke injoruar paralajmërimet që Markoviqi kishte nevojë që të shërohej fillimisht, ai riaktivizohet sërish. Kështu më 1 janar të vitit 1875 Oslobođenje (Çlirimi) doli me Markoviqin në krye. Ai u emërua në një kohë kur ngacmimi i socialistëve ishte gjithnjë e më i madh.

Kur, megjithatë, policia thoshte si ai kishte vetëm dy zgjedhje: ose të paraqitej për tu arrestuar ose të largohej jashtë Serbisë, ai zgjodhi këtë të fundit. Në këtë kohë ai nuk kishte iluzione se burgu do të ishte asgjë tjetër përveç se një dënim me vdekje.

Vdekja Redakto

Markoviqi kapi një vapor të Danubit për në Vjenë. Këtu mjekët i thanë se kishte pak shpresa, por ata e rekomanduar atë për të shkuar në Dalmaci ku klima ishte më e ngrohtë. Ai arriti Triesten, por u rrëzua në hotel ku edhe vdiq më 26 shkurt të vitit 1875, në moshën 28 vjecare. Ai u varros në Jagodina, ku e kaloi shumicën e rinisë së tij.

Letërsia dhe politika Redakto

Svetozar Markoviqi ishte një kritik i madh në fushën e letrave. Ai ishte i pari i cili arriti të fuste edhe doktrinën e reformave sociale në mes të Serbëve. Më herët, ai besonte se letërsia duhet në mënyrë aktive tu shërbejë nevojave të shumicës së popullit dhe të merrej me problemet themelore të jetës së përditshme. Ndikimi i Svetozar Markoviqit ishte indirekt; ai ishte mendimtar dhe publicist social dhe politik. Në vitet 1870 Markoviqi në Serbi dhe Vaso Pelagiqi në Bosnje dhe Hercegovina, Mali të Zi dhe Serbi ishin siç ishin Chernishevsky, Dobrolyubov, dhe Pisarev në Rusi në vitet 1860.

Idet socialiste të Svetozar Markoviqit jetuan edhe pas tij. Për shembull, Jovan Skerliqi filloi të punojë për të revista të ndryshme socialiste dhe opozitare, të tilla si Socijaldemokrat ("Social Demokrat"), Radničke novine ("Gazeta e punëtorëve"), dhe Delo ("Puna").

Trashëgimia Redakto

Socializimi i partisë radikale nuk arriti të mbijetonte dështimin e viteve 1883-1884 Kryengritjes së Timokut, pas së cilës radikalët u ripaketuan si nacionalist të partisë. Për komunistër jugosllave Markoviqi ishte thjesht një Utopist. Megjithatë, shkrimet e tij  (duke pasur parasysh që ai vdiq i ri) mbetën me ndikim, edhe pse asnjë parti politike nuk pretendonte të ndiqte hapat e tij. Anarkisti Krsta Cicvariqi, duke folur në vitin 1920 tha: "të gjithë ne në Serbi (demokratë apo socialistë) kemi mësuar ABC-në politike nga Markoviqi."

Burimet Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Svetozar Markoviqit në Rusi, Gale Stokes, Sllave Review, Vol. 31, Nr 3 (Sht., 1972), f. 611-612