Të drejtat e grave janë të drejta në kuadër të të drejtave të njeriut me një vëmendje të veçantë për gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Këto të drejta krijuan bazën për paraqitjen e lëvizjes së të drejtave të grave në shekullin XIX dhe mbi bazën e saj edhe lëvizjen feministe gjatë shekullit XX. Në disa vende, këto të drejta janë të institucionalizuara ose të mbështetura me ligj, zakone e tradita lokale dhe sjellje, ndërsa në të tjera ato injorohen dhe shtypen. Ato ndryshojnë nga nocionet më të gjera të të drejtave të njeriut përmes pretendimeve të një paragjykimi të qenësishëm historik dhe tradicional kundër ushtrimit të të drejtave nga gratë dhe vajzat, në favor të burrave dhe djemve. [1]

Annie Kenney dhe Christabel Pankhurst bëjnë fushatë për të drejtën e votimit për gratë
Hyjnesha në fron

Vështrim Redakto

Të gjithë ne kemi të drejtën për të jetuar pa dhunë dhe diskriminim; të gëzojmë standardin e feminism më të lartë të arritshëm të shëndetit fizik dhe mendor; të jemi te arsimuar; të kemi të drejtë për të votuar; dhe për të fituar një pagë të barabartë. Në mbarë globin, shumë gra dhe vajza ende përballen me diskriminim në bazë të gjinisë. Pabarazia gjinorembështet shumë probleme që prekin gratë dhe vajzat, si dhuna në familje dhe ulja para gjinisë së kundërt, paga më e ulët, mungesa e aksesit në arsim dhe kujdesi i pamjaftueshëm shëndetësor. Për shumë vite, lëvizjet për të drejtat e grave kanë luftuar shumë për të adresuar këtë pabarazi, duke bërë fushatë për të ndryshuar ligjet ose duke dalë në rrugë për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe lëvizjet e reja kanë lulëzuar në epokën dixhitale të cilat theksojnë mbizotërimin e dhunës me bazë gjinore dhe ngacmimit seksual.

Çështjet që zakonisht shoqërohen me nocionin e të drejtave të grave përfshijnë të drejtën e integritetit trupor dhe autonominë; e drejta e lirisë nga dhuna seksuale; e drejta e grave për të votuar; e drejta e mbajtjes së posteve publike; e drejta për të lidhur kontrata ligjore; e drejta e barazisë në familje; e drejta për të punuar; e drejta në paga të barabarta; e drejta riprodhuese; e drejta e zotërimit të pronës; e drejta në arsim dhe edukim, etj. [2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Hosken, Fran P., 'Towards a Definition of Women's Rights' in Human Rights Quarterly, Vol. 3, No. 2. (May 1981), pp. 1–10.
  2. ^ Lockwood, Bert B. (ed.), Women's Rights: A "Human Rights Quarterly" Reader (Johns Hopkins University Press, 2006),

Literatura shtesë Redakto

  • Blundell, Sue (1995). Women in ancient Greece, Volume 2 (në anglisht). Harvard University Press. fq. 224. ISBN 978-0-674-95473-1.
  • Pomeroy, Sarah B. (2002). Spartan Women (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-513067-6.
  • McElroy, Wendy (2008). "Feminism and Women's Rights". In Hamowy, Ronald (ed.). The Encyclopedia of Libertarianism. Thousand Oaks, CA: SAGE; Cato Institute. pp. 173–76. doi:10.4135/9781412965811.n106. ISBN 978-1-4129-6580-4. LCCN 2008009151. OCLC 750831024.
  • Women's History Month by History.com tek Wayback Machine (arkivuar 2009-03-05)

Linqe të jashtme Redakto