Tahir Kadare (Gjirokastër, 28 shkurt 1913 - Zvërnec, 1962) ishte zëvendëskomandanti i Brigadës I-rë, ku qe përgjegjës për një sërë krimesh të kryera gjatë luftës, përfshi masakrën ndaj 130 robërve italianë, dhe vrasjen e 65 ballistëve në Matjan të Lushnjës, në tetor 1943.[1]

Tahir Kadare

Mbas luftes ishte ushtarak, gjeneral dhe komandant i artilerisë së Ushtrisë së Republikës Popullore të Shqipërisë në vitet 1949-1956. U burgos në 1956 si rrjedhojë e kritikave në Konferencën e Tiranës,[2] dhe vdiq në një kamp pune në Zvërnec në 1962.[1]

Biografia Redakto

U lind në Gjirokastër në gjirin e një familjeje qytetare, i afërm me Ismail Kadarenë. Arsimin fillor e mori në vendlindje, më pas shkoi në Tiranë, ku ndoqi Shkollën e Oficerëve që e kreu më 1931. Më 1933 fitoi gradën nëntoger dhe filloi punë pranë Komandës së Artilerisë së Ushtrisë.[2] Sipas autobiografisë së Veli Dedit, - i porositur nga Hasan Reçi (në krye të Grupit të Tiranës) - pasi u transferua pranë kursit të artilerisë të Shkollës Mbretërore Ushtarake, duke përhapur ideologjinë komuniste në radhët e ushtarakëve, mes të tjerëve ra në kontakt edhe me Kadarenë. Vetë Kadare në autobiografinë e tij të shkruar më 4 prill 1951 përcjell se ishte influenca e Bashkimit Sovjetik, disa oficerëve përparimtarë si Bedri dhe Hulusi Spahiu, dhe kontakti me studentë përparimtarë që e bënë të interesohej "për problemet ekonomike, shoqërore dhe politike të vendit".[3] Më 1935 mori pjesë në Lëvizjen e Fierit. Pas shtypjes së lëvizjes, për shkak të pjesëmarrjes, burgoset dhe internohet në Tepelenë. U lirua në nëntor të viti 1937, iu hoqën gradat dhe u përjashtua nga ushtria së bashku me Dali Ndreun dhe Bedri Spahiun.[2] Më 25 janar 1938 qe ndër ato që kërkuan lëshimin e pasaportës për të shkuar në Turqi fillimisht. Duke e vlerësuar si të pasinqertë kërkesën, Zyra Sekrete refuzoi pajisjen me pasaportë, të informuar që donte t'i bashkohej interbrigadistëveLuftën e Spanjës.[4] Kadare u largua nga Shqipëria dhe shkoi në Greqi.

Pas pushtimit Italian të Shqipërisë në vitin 1939, ai u kthye në vendlindje.[2] Më 1940 i thirrur nga shokët e tij, u vendos në Tiranë, ku zuri punë si sekretar i cinkografisë "Kosturi" dhe u lidh me grupet komuniste, mes të cilëve pati lidhje më të rregullta me Grupin e të Rinjve. Më 1941 mori pjesë në mbledhjen e kryesuar nga Dushan Mugosha mes Grupit të të Rinjve dhe atij të Shkodrës. Nga kjo mbledhje u organizua një komitet i përkohshëm në të cilin Kadareja u caktua përgjegjës ushtarak dhe së bashku me Qemal Stafën qe caktuar që të punonte me nacionalistët. Pas ikjes së Mugoshës, muaj më pas komiteti cakton Kadarenë që të shkonte në Kosovë dhe ta sillte në Shqipëri. Për këtë vuri në dijeni edhe Enver Hoxhën, që deri atëherë qe thjesht një simpatizant.[5] Mori pjesë në bisedimet e kryesuara nga Popoviqi dhe Mugosha, që u bënë para se të formohej Partia Komuniste. Më pas u ngarkua që të përcillte vëllain e Miladinit dhe një tjetër komunist jugosllav në Kosovë, ku qëndron deri në prill të 1942.[6]

Më 1943, ai u emërua Zëvendëskomandanti i Brigadës I-rë, ku sipas Institutit te Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ishte përgjegjës për një sërë krimesh të kryera gjatë luftës, përfshi masakrën ndaj 130 robërve italianë, të cilët i vranë për t’u marrë rrobat, dhe vrasjen e 65 ballistëve në Matjan të Lushnjës, në tetor 1943.[1] Në janar të vitit 1944 u bë komandant i Brigadës VI në krye të së cilës shkoi deri në Jugosllavi. Më 4 gusht të 1944 u caktua në krye të Divizionit të II-të. Më pas shkoi për t'u shkolluar në Akademinë Ushtarake "Voroshilov" në Bashkimin Sovjetik. Pas diplomimit me nderime, ai u emërua në pozitën e zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Më 1949 fitoi gradën gjeneral-major dhe më pas caktohet në krye të komandës së artilerisë të ushtrisë.

Në prill 1956 ishte një ndër ushtarakët që u goditën me kritika në Konferencën e Tiranës, ku shpalli qëndrimet e tij dhe për këtë u burgos. Kadare u shkarkua për së dyti nga ushtria dhe pastaj u internua në Kuçovë. Vitet e fundit të jetës së tij ai i kaloi në kampin e punës në Zvërnec.[2] Vdiq në burg më 1962.[1]

Nderime Redakto

Në nëntor të vitit 2003 iu dha pas vdekjes me urdhrin "Nderi Kombit". Një nga rrugët e Gjirokastrës mban emrin e tij.

Referime Redakto

  1. ^ a b c d Hoxha, Çelo (2015). Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist (PDF). Vëll. IV. Azem Qazimi (bot. 1). Tirana: instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit. fq. 98. ISBN 978-9928-168-01-6. Marrë më 26 korrik 2018.
  2. ^ a b c d e Kasapi, Vangjel (29 maj 2015). "Tahir Kadare-Gjeneral, personalitet i shquar ushtarak". telegraf.al. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2016. Marrë më 6 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 106–107. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Dervishi 2016, p. 123.
  5. ^ Dervishi 2016, p. 187.
  6. ^ Dervishi 2016, pp. 190-191.

Bibliografia Redakto

  • Halili, Kujtim (2007). Fjalor biografik ushtarak: Gjurmë personalitetesh në historinë ushtarake shqiptare. Emal. ISBN 9789994387878. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)