Taulantët, ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni - Vlora deri në Dyrrah. Pra, ato jetonin dhe ne Borizani. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendën e tyre Sesaretia. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glauku u vu në krye të mbretërisë ilire, si themelues i një dinastie të re, duke pasur Klitin, përfaqësuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër, ai i parthinëve. Nënfis i taulantëve ishin edhe abrët (abri / abroi) për të cilët flet Hekateu i Miletit dhe Aristoteli. Taulantët konsiderohen "ilirë të vërtetë (ilyri proprie dicti) nga Pomponius Mela dhe Plini Plaku. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenta - Neretva, si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.

Fiset ilire
Albanët Autariatët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Daorsët Enkelejtë
Eordejët Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët

Historia Redakto

 
Ursprüngliches Wohngebiet der Taulantier (blu) in Südillyrien

Sundimtarët Redakto

  • Galauri : mbreti i parë i taulantëve. Pushtoi pa sukses Maqedoninë midis viteve 678–640 para Krishtit. [1]
  • Grabi I (shekulli V para Krishtit): është dëshmuar në një mbishkrim athinas, ai ka shumë të ngjarë të ketë qenë një personalitet me përgjegjësi të mëdha politike. Ai ndoshta ishte gjyshi i Grabos II . [2] [3]
  • Sirra (437–390 para Krishtit), sundimtar në Lyncestis. [4] [5]
  • Bardhyli ishte themeluesi i dinastisë së parë të dëshmuar ilire. [6] Fushatat e tij antimaqedonase rezultuan të suksesshme në vitet 393, 372 dhe 359 para Krishtit pas të cilave pushtoi Epirin në aleancë me Dionisin e Sirakuzës.
  • Grabi II (r. 358–356 para Krishtit): hyri në aleancën athinase për t'i rezistuar fuqisë së Filipit në vitin 356 para Krishtit. [7]
  • Pleurati I (r. 356-335 para Krishtit): mbretëroi pranë bregdetit Adriatik në Ilirinë jugore. Në një përpjekje të tij në 344 para Krishtit, u përpoq të pengonte përparimet e Filipit në Iliri.
  • Pleuri (rc 337/336 pes): sundimtari ilir që bëri fushatë kundër Filipit II rreth vitit 337 para Krishtit. Nga disa studiues konsiderohet si mbret i Autariatëve ose Dardanëve. [8] Disa kanë sugjeruar se ai ishte i njëjtë me Pleuratus I ; [9] [10] Pleurias përmendet vetëm nga Diodorus (16.93.6), përndryshe ishte i paprovuar në burimet e lashta. [9]
  • Kliti, i biri i Bardylis I (r. 335–295 para Krishtit): organizatori i Kryengritjes IlirePelion në 335 para Krishtit kundër Aleksandrit të Madh . [11]
  • Glauku : mbreti i Taulantëve. Ai ndihmoi Cleitus në Betejën e Pelionit në 335 para Krishtit, ngriti Pirron e Epirit dhe u përfshi në ngjarje të tjera në Ilirinë jugore në fund të shekullit IV para Krishtit. [12]
  • Beroja, mbretëreshë, bashkëshortja e Glaukut. E birësoi dhe e rriti Pirron e Epirit.
  • Monuni I, (r. 290–270 pes): mbretëroi gjatë pushtimeve galike të 279 pes. Ai preu statoret e tij prej argjendi në Dyrrhachion. [13]
  • Mytili, pasardhësi i Monunit I dhe ndoshta djali i tij (r. 270–?): Zhvilloi luftë kundër Epirit në vitin 270 para Krishtit. Ai preu monedhat e tij prej bronzi në Dyrrhachion. [13]

Politika Redakto

  • Marrëdhëniet përbrenda fisit te cilat mundoheshin qe qdo shtet ti prishte
  • Marrëdhëniet me fiset fqinje qe ishin te acaruara
  • Marrëdheniet e jashtme qe ishin duke u permirsuar

Gjeografia Redakto

  • Gjatë fazës fillestare
  • Teritoret më të gjëra të qeveriura nga fisi

Eshtë vështirë të bëhet një kuifizim i saktë i vendbanimeve të taulantëve, ashtu sikurse edhe për fise të tjera ilire. Duket që në fillim të kohës së hekurit jetonin të papërqëndruar në fshatra dhe po ashtu në vendbanme të përhershme. Në të vërtetë sipas arkeologëve mund të konkludohet se shoqëritë e katundeve të kësaj kohe paraqesin një mbledhje të grupeve të shtëpiave të cilat ishin ndëtuar nga njësitë shoqërore përkatëse , si p.sh në bazë të një familjeje të madhe patriarkale apo prej një apo më shumë grupeve në sajë të lidhjeve të vëllëzërve të një familje.

Ndër vendbanimet e papërforcuara gjatë kohës së hekurit përhapen gjithjë e më shumë sisteme të përforcuara, ashtu që vendbanimet ngrihen në një element karakteristik të asaj kohe. Këto sisteme të ndërtesave plasoheshin më së shpeshti në hapësira mbi kodra pranë krahinave me fusha të gjëra e frytëdhënëse dhe në fushat me dheun e përshtatëshëm për mbielljen e dridhërave, njëherit këto paraqesin themelet e qarkut ekonomik të tyre.

Ekonomia Redakto

  • Qarku ekonomik benda fisit përfshinte ekonomine bujqësore, blegtoriale dhe atë trashëgimore.
  • Këmbimet ekonomike brenda fisit ishin mall me mall ose mall me monedhë.

Shih edhe Redakto

Literatura Redakto

Të përgjithëshme
Udhëpërshkruese, lajmëtare, fotolibra
  • A. Kulpok, Europas letzte Geheimnis - Albanien, Frankfurt 1981 (E mëshefta e fundit e Evropës).
  • 40 Years of Socialist Albania, Tiranë 1982 (40 vite të Shqipëris socialiste ).
  • P. Lendavi, Das einsame Albanien, Zurich 1985 (Shqipëria e vetmuar) .
  • W. Peinsipp, Das Volk der Shkypetaren, Wien 1985 (Populli i Shkypetarëve).
  • C. Lienau - G. Prinzig, Beitrage zu Geographie und Geschichte Albaniens, Munster 1986 (Të dhëna mbi gjeografin dhe historin e Shqipërisë)
  • Die Albaner und ihre Gebiete, Tiranë 1986 (Shqipëtarët dhe trojet e tyre).
  • N. Stanek, Albanien. Land der Skipetaren, Munchen 1987 (Shqipëria. Vendi i Shkipetarëve).
Katalogje ekspozitash
  • L'Art Albanais â travers les siěcles, Paris, Petit Palais, 1974/75.
  • L'Arte Albanese nei secoli, Rom, Museo Nazionale Preistorico Etnografico >>Luigi Pigorini<<, 1985
  • G. Koch u.a., Albanien. Kulturdenkmale eines unbekannten Landes aus 2200 jahren, Marburg 1985.
Bibliografike
  • L. Papajani, Bibliografi për Monumentet e Arkitekturës dhe të Artit 1945-1980, Tiranë 1982.
  • A. Hertzer - V.S. Roman, Albanien. Ein Bibliographischer Forschungsbericht, 1983.
  • F. Drini, Bibliografi e Arkeologjisë dhe e Historisë së Lashtë të Shqipërisë 1972-1983, Tiranë 1985
  • L. Papajani - M. Topi, Bibliografi e Monumenteve të Arkitekturës dhe të Artit 1944-1984, Tiranë 1985.
Udhëpërshkruese dhe doracak udhëtimi të vjetra
  • C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904, Nachdruck Nendel 1976.
  • C. Praschniker - A.Schober, Archeologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919, Nachdruck Nendel 1976.
  • C. Praschniker, Muzakhia und Malakastra, in: Jahreshefte des Osterreichischen Archologischen Instituts 21/22, 1922-24 Beiblatt 1-224.
  • L. rey, Guide d'Albania, Paris 1930.
Gazeta shqiptare
  • Culture Populaire Albanaise, Botues : Instituti për Kulturën e Popullit pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë.
  • Etnographie Albanaise, Botues : Instituti për Kulturën e Popullit pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë.
  • Iliria. Revistë Arkeologjike, Botues : Instituri Arkeologjikë pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë.
  • Monumentet, Botues : Instituri për Mirëmbajtjen e Përmendoreve, Tiranë.
  • Studia Albanica, Botues : Akademia e Shkencave, Tiranë.
  • Studime Historike, Botues : Instituti i Historisë pranë Akademisë së Shkencave, Tiranë.
Tekste për periudha të caktuara
  • G. Statmuller, Forschung zur aëbanischen Frhgeschichte, Wiesbaden 1966.
  • N.G.L. Hammond, Epirus. The Geography, the Ancient Remains, the History and the Topography of epirus and Adjacent Areas, Oxford 1967.
  • P. Cabanes L'Epire de la mort de Pyrros â la conquěte romaine, Paris 1976.
  • S. Pollo - A. Puto, The History of Albania fro its Origins to the Present Day, Londër 1981.
  • G. Karaiskaj, Pesë mijë vjet fortifikemit në Shqipëri, Tiranë 1981.
  • The Princeton Encyclopedia of Classical Sites, Princeton 1976.
  • Theologische Realenzyklopadie II, Berlin 1978, 160ff.
  • Lexikon des Mitelalters I, Munchen 1980 273ff.
Parahistoria
  • F. Prendi, the Prehistory of Albania, in : Cambridge Ancient History I I,Cambridge 1982, 187ff.
  • M. Korkuti, in P.R. Franke, Albanien im Altertum, s.u 2.1
  • Z. Andrea, Kultura Ilire e Tumave në Pellgun e Korçës, Tiranë 1985.
  • A. Koka, The Illyrian Prehistorical Culture in Albania, Tiranë 1985.
Antika; Ilirët, Grekët, Romakët
Në përgjithësi
  • J.J. Wilkers, Dalmatia (History of the Provinces of the Roman Empire), Londër 1969.

Referime Redakto

  1. ^ Μιμαλλόνες "imitators of men" Etym. Mag. (587.53) see Hesychius "mimelazein. mimeisthai" "mimelon. homoion"
  2. ^ Cabanes 2002
  3. ^ Šašel Kos 2002
  4. ^ Cambi, Nenad; Čače, Slobodan; Kirigin, Branko, red. (2002). Greek influence along the East Adriatic Coast. Knjiga Mediterana (në anglisht). Vëll. 26. ISBN 9531631549. Undoubtedly the word Illyrian had a distinct political (hence to some extent also ethnic) meaning, when applied to the Illyrian kingdom of Sirrhas or Bardylis I, at thend of the 5th or the beginning of the 4th century BC to the fall of Genthius in 168 BC, regardless of the unsolvable problem of how many dynasties alternately occupied the throne and what was the origin and the actual expanse of the kingdom of each of them
  5. ^ Katičić, Radoslav (2012). Ancient Languages of the Balkans (në anglisht). Walter de Gruyter. fq. 155. ISBN 3111568873.
  6. ^ Šašel Kos 2002
  7. ^ Šašel Kos 2002
  8. ^ Hammond, "The Kingdoms in Illyria circa 400-167 BC".
  9. ^ a b Howe, Müller & Stoneman 2017
  10. ^ Šašel Kos 2002
  11. ^ Wilkes 1995, page 120
  12. ^ Neritan Ceka: Illlyrian to the Albanians, 2005, Migjeni
  13. ^ a b The Illyrians by J. J. Wilkes, 1992, ISBN 0-631-19807-5, p. 129, "No Illyrian production of coins is known before King Monunius struck his coins at Dyrrhachium (see figure 11), followed by Mytilus around ten years later..."