Arkivi i filmit
[[Figura:|280px]]
Titulli shqip Telefoni i një mëngjesi
Viti i prodhimit 1987
Koha (Zëri) - (PAL/DVD) 69:52
Gjuha origjinale Shqip
Ekipi realizues
Regjia Ibrahim Muço

Kristaq Mitro

Skenari Nasi Lera
Muzika e filmit Thoma Simaku
Kameramani Bardhyl Martiniani
Drejtori artistik Marko Panajoti
Prodhuesi i filmit: Shqipëria e Re
Aktorë kryesorë
Ndriçim Xhepa
Bujar Lako
Bujar Asqeriu
Marjeta Ljarja
Aktorët tjerë
Mehmet Çekini
Apostol Naçi
Vasjan Lame
Agim Shuke


Filmi "Telefoni i një mëngjesi" prodhim i vitit 1987.

Regjia: Ibrahim Muço, Kristaq Mitro, Skenari: Nasi Lera, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: Thoma Simaku.

Përmbajtja e filmit Redakto

Një ditë Neritani, një gazetar i ri, kupton se fshihet një abuzim i madh pas fakteve të një artikulli të tij ende të papublikuar të cilin Dhimitri, kunati i tij dhe Marjana gruaja e drejtorit të kritikuar po përpiqen ta zhdukin.

Neritani, një gazetar i njohur, vendos të shkruajë një reportazh për një nga fermat më të njohura të kryeqytetit. Duke investiguar në fermë dhe duke biseduar me përgjegjësin e sektorit, ai konstaton një problem të madh fiktiv, në lidhje me prodhimin e grurit. Si gazetar, ai vendos që ta nxjerrë në dritë këtë problem, duke shrkuar një artikull kritik. Ky artikull, do të kritikonte drejtpërdrejt drejtorin e fermës, Nestorin. Astriti, një gazetar, koleg i Neritanit dhe shok i ngushtë i Nestorit, përpiqet me të gjitha mënyrat të ndalojë botimin e artikullit, për shkak të pasojave të rënda që do të sillte për drejtorin. Ai e akuzoi drejtpërdrejt Neritanin, për kercënime ndaj punonjësve të fermës. Neritani me kolegun e tij Mevlanin, mendojnë se është e drejtë të vazhdojnë investigimet për të zbardhur të vërtetën. Ata shkojnë përsëri në fermë, ku përballen me drejtorin, Nestorin edhe përgjegjësin e sektorit, i cili u përpoq të mohonte në prani të drejtorit të mohonte ato që i kishte thënë më parë. Drejtori i akuzon gazetarët për shantazh dhe kërcënim ndaj tij dhe punonjësve të fermës. Kunati i Neritanit, Dhimitri, është i shqetësuar për reputacionin e tij pas botimit të artikullit. Ai debaton me Neritanin dhe përpiqet ta bindë, për të mos e botuar artikullin.  Marjana, që sot është gruaja e drejtorit,ka qënë më parë e dashuria e Neritanit gjatë viteve të universitetit. Ajo vjen një ditë në redaksinë e gazetës dhe i lutet Neritanit që të mos e botojë artikullin pa i thënë arsyen pse. Mevlani, si shok i Neritanit, i tregon që Marjana është gruaja e drejtorit të fermës. Astriti shkon deri në atë pikë, sa e kërcënon Neritanin duke i thënë se mund të përfundojë mësues fshati. Neritani e kupton rëndësinë e këtij artikulli dhe nxitet më shumë për ta botuar atë. Artikulli, pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar, botohet dhe drejtori dënohen për raportin e shifrave fiktive që ka paraqitur në qeveri.

Aktorët në role: Redakto