Teme Sejko (Konispol, 25 gusht 1922 - 31 maj 1961) ka qenë anëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare, themelues i çetës Çamëria, ushtarak dhe komandant i flotës detare shqiptare dhe i bazës detare në Durrës.[1] U ekzekutua më 1961 se u pandeh të ishte kryetari i një grupi pro-sovjetik që po planifikonte një grusht shteti kundër Enver Hoxhës duke ia shitur marinën shqiptare Flotës së GjashtëShteteve të Bashkuara.

Teme Sejko

Biografia Redakto

U lind në Konispol në gjirin e një familjeje pronarësh nga Filati i Çamërisë, i biri i Mehmet Sejkos dhe Shyqëranies, mbesa e Alush Takës, ndër krerët e Luftës së Vlorës. Teme Sejko kishte dy vëllezër, Taho dhe Sulo, dhe dy motra, Nurie dhe Merushe. Një nga motrat e tij ishte e martuar me Rexhep Plaku, një pronar i madh nga Konispol. Babai i tij dërgoi Temen në Tiranë, Sarandë dhe Shkodër për të studiuar.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, anëtar i rezistencës shqiptare, ai ishte një nga themeluesit e çetës “Çamëria”. Pas çlirimit mbaroi studimet e tij në Akademinë Ushtarake Voroshilov në Moskë[2][3] dhe më 17 janar 1958 u bë kundëradmiral i Flotës Shqiptare.

Më 5 korrik 1960 u arrestua nga Sigurimi me akuzën se ishte pjesëmarrës në një komplot kundër-revolucionar në bashkëpunim me grekët, jugosllavët, italianët dhe Flotën e 6të të Shteteve të Bashkuara në Mesdhe për të rrëzuar regjimin e kohës. U arrestua me gjashtë komandantë të tjerë, ndër ta i vëllai Taho Sejko, Liri Belishova dhe Tahir Demi. Iu bë gjyqi në maj të 1961, kur më 31 maj Teme u pushkatua së bashku me dy krerë të tjerë të Ushtrisë Popullore dhe Partisë së Punës, Tahir Demin, Abdyl Resulin dhe Hajri Manen.

Dy vëllezër të tjerë të Temes dhe djali i tij, Sokoli, u vranë po ashtu. Njëri vëlla, Suloja, si dhe e shoqja Shpresa, u vetëvranë.

Pas ekzekutimit, Zyra e Inteligjences Detare raportoi se Sejkoja ishte figurë kyçe e Çarjes sovjeto-shqiptare.

Referime Redakto

  1. ^ Kalnins, Karlis (1962). Stephen Denis Kertesz (red.). East Central Europe and the world: developments in the post-Stalin era. Notre dame university international studies. University of Notre Dame Press. fq. 207. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ YUGOSLAV COMMENT ON TIRANA SPY TRIAL F-107 Arkivuar 28 korrik 2011 tek Wayback Machine, 1961, Open Archives, accessed April 2010
  3. ^ Dismukes, Bradford; James M. McConnell (1979). Soviet naval diplomacy. Pergamon Press. ISBN 0-08-023906-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)