Tempulli Yadagirigutta: Vishnu (mishërimi i të cilit është zoti Narasimha). Hyjnia kryesore është Lakshmi Narasimha Swamy. Gjendet në distriktin Nalgonda. Në kohët e vjetra Sri Yada Maharshi, djali i Sri Rushyashrunga Maharshit me bekimet e Anjaneya Swamyt ka kryer një vetëmohim të madh pendestar për zotin Narasimha Swamy. Pasi siguroi bekimin për vetëmohimin e tij pendimtar zoti Narasimha erdhi në jetë në Pesë Avatarët e quajtur Sri Jwala Narasimha, Sri Yogananda Narasimha, Sri Ugra Narasimha, Sri Gandaberunda Narasimha dhe Sri Lakshmi Narasimha. Si të tillë ata njihen si "Pancha Narasimha Kshetram".
Bhadrachalam: Tempulli i zotit Sree Sita Ramachandra Swamy në Bhadrachalam, distrikti Khammam.
Vemulawada: E shquar për Kompleksin e Tempullit Sri Raja Rajeshwara Swamy, një sit pelegrinazhi si për Hindizmin (veçanërisht për adhuruesit e Vishnut dhe Shivas) ashtu dhe për besimtarët myslimanë. I ndërtuar nga mbretërit chalukyas midis viteve 750 dhe 975, kompleksi është emërtuar sipas hyjnisë së tij kryesuese, Sri Raja Rajeswara Swamy, një mishërim i Shivës. Ai bujt mjaft tempuj kushtuar hyjnive të tjera duke përfshirë Sri Raman, Lakshmanan, Lakshmin, Ganapatin, Padmanabha Swamyn dhe Bhimeshwaran. Kompleksi përmban gjithashtu një xhami 400-vjeçare. Tempulli gjendet në distriktin Karimnagar.
Basara: Tempulli Gnana Saraswati (Hyjnesha e Diturisë) gjendet në brigjet e lumit Godavari në distriktin Adilabad.
Kaleswaram: Tempulli i Kaleswaramit gjendet në fshatin Kaleshwaram në Mahadevpur Mandal të distriktit Karimnagar në shtetin indain Telangana.
Dharmapuri: Dharmapuri mori rëndësi fetare për shkak të ekzistencës së faltores kushtuar Narasimha Swamyt. Gjendet në distriktin Karimnangar.
Kondagattu: Tempulli i zotit Hanuman. Sipas folklorit, tempulli u ndërtua nga një lopçar rreth 300 vjet më parë. Gjendet në distriktin Karimnagar.
Alampur: Tempulli Jogulamba është i vendosur në këndin jug-lindor të fshatit përkrahë lumit Tungabhadra. Tempulli i vjetër i Jogulambas u shkatërrua nga sulltanët Bahamani në shekullin e XIV. Statujat e Jogulambas dhe dy shaktive të saj Chandi dhe Mundi u mbrojtën dhe u vendosën në Tempullin Bala Brahmeswara Swammy deri në vitin 2005. Tempulli i ri bashkë me hyjneshën u rindërtuan në të njëjtin vend. Për banorët vendorë Jogulamba është një Ugra rupa (shumë energjike dhe e vështirë për tu adhuruar) dhe pellgu i afërt i ujit e freskon atmosferën. Tempulli i Yogambas (Jogulamba) konsiderohet si një Shakti Peetha ku ranë dhëmbët e sipërm të Sati Devit. Mitologjia e Daksha yagas dhe vetë-flijimit të Satit është historia e zanafillës së Shakti Peethave
Sammakka Saralamma Jatara ose Medaram Jatara është një festë tribale e nderimit të hyjneshës në shtetin e Telanganas. Jatra fillon në Medaram në Tadvai Mandal të distriktit Warangal.
Tempulli Hemachala Lakshmi Narsimha Swamy[3] është ansambi më i lashtë arkitekturor që gjendet në Mallur Ghat në Mangapeta Mandal të distriktit Warangal.
Birla Mandir: Është ndërtuar mbi një kodër 85 m të lartë të quajtur Naubath Pahad në një terren prej 53,000 m2 në Hyderabad
Tempulli Chilkur Balaji i njohur në popull si Tempulli Visa Balaji është një tempull i lashtë hindu i zotit Balaji në brigjet e liqenit Osman Sagar pranë Hyderabadit. Është 17 km nga Mehedipatnami. Është një nga tempujt më të vjetër në Hyderabad i ndërtuar gjatë kohës së Madannas dhe Akkannas, xhaxhallarët e Bhakta Ramadas.[4]
Tempulli Ramappa: një tempull i Shivës i vendosur në qytetin tempullor të Palampetit, afër Warangalit.
Tempulli i Bhadrakalit në Warangal i njohur si një nga tempujt më të vjetër kushtuar hyjneshës Bhadrakali, gjendet në Warangal.
Tempulli Komrelly Mallanna: Tempulli Komuravelli Mallikarjuna Swamy (Shiva) gjendet në fshatin Komuravelly, Cheriyal Mandal, distrikti Warangal.
Nachagiri: Tempulli Sri Lakshmi Narasimha Swamy gjendet në Nacharam, Wargal Mandal 59 km nga Secunderabadi (JBS), distrikti Medak.
Wargal: Tempulli Sri Vidya Saraswati gjendet në Wargal, 47 km nga Secunderabad (JBS), distrikti Medak.
Keesaragutta: Tempulli Sri Ramalingeshwara gjendet në Keesara, 10 km nga ECIL, distrikti Ranga Reddy.
Ratnalayam: Tempulli Sri Venkateswara gjendet në Aliabad X Road (Rajiv Rahadari), 25 km nga Secunderabadi (JBS), Shamirpet Mandal, distrikti Ranga Reddy.
Tempulli Sanghi: Tempulli i zotit Venkateswara i vendosur në Sanghi Nagar, pranë Ramoji Film City, distrikti Ranga Reddy.
Tandur: Tempulli i Sri Bhavigi Bhadreswaras (zoti Veerabhadra) në Tandur, distrikti Rangareddy i Telanganas.
Garlavoddu: Tempulli Sri Lakshmi Narasimha Swamy & S.S.M. Ashramam ka qenë i vendosur në distriktin Khammam.
Jharasangam: Tempulli Sri Ketaki Sangameshwara Swamy gjendet në fshatin Jharasangam të Zaheerabad Mandalit, distrikti Medak.
Kakarla: Tempulli i Sri Venu Gopalaswamy dhe Hanumanit gjenden në Kakarla, Julurupad Manadal, distrikti Khammam.
Beeramguda: Tempulli Sri Bramarambika Mallikarjuna Swamy gjendet në Beeramguda, Patancheru, Hyderabad
Tempulli Bhugha: Tempulli Sri Bhugha Rajeshwara Swamy është i vendosur midis tre maleve në Bellampalli Mandal të distriktit Adilabad.
Bonthapally: Tempulli Sri Bhadrakali Sametha Veerabhadra Swamy në Bonthapally. Bonthapally është 35 km nga Hyderabadi në autostradën Hyderabad-Medak tempulli është 3 km nga autostrada
Tempulli Konda Pochamma: Tempulli Konda Kochamma gjendet në fshatin Komaravelli të Cheryal Mandalit, distrikti Warangal
Tempulli Vemulakonda Matsya Narasimha Swamy: Është tempull shumë i famshëm me një pellg të mahnitshëm me peshq me Narasimha Namalun të vendosur në fshatin Vemulakonda, Valigonda Mandal, distrikti Nalgonda
Tempulli Vadaplly Shiva & Narasimha Swamy: Është tempull i famshëm për takimin e dy lumenjve Krishna dhe Musi. Shiva linga ka rrjedhje të vazhdueshme uji në kokë.
Mattaplalli: Është i famshëm për lumin Krishna që rrjedh përmes fshatit Mattapalli dhe tempullin e zotit Narashima Swamy.
^TNN Mar 17, 2008, 01.10am IST (17 mars 2008). "Chilkur temple weaves dress code". The Times of India. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 31 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)