12°50′46″N 80°03′53″E / 12.84611°N 80.06472°E / 12.84611; 80.06472 Tempulli Dandeeswarar është një tempull hindu kushtuar Shivës i vendosur në Velachery, një lagje e ChennaitTamil Nadu. Tempulli u ndërtua gjatë sundimit Pallava dhe u riparua dhe rikonstruktua gjatë sundimit Chola. Kompleksi tempullor konsiston në një kompleks tempullor kryesor dhe një depozitë tempullore dhe gjendet 2 kilometra në lindje nga Guru Nanak College gjatë rrugës kryesore të Velacheryt. Ai administrohet nga Departamenti i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Bamirësisë së Qeverisë së Tamil Nadusë.

Mitologjia Redakto

Mitet e tempullit janë të lidhur me mitologjinë e hyjnisë Yama (perëndia e vdekjes) që thuhet se kishte vendosur këtë lingam dhe iu lut Shivës për ta falur dhe për ti rikthyer fuqinë e tij pasi u godit në kraharor nga Shiva në Thirukadavur, për të shpëtuar jetën e të urtit Markandeya. Yama që kishte humbur fuqinë e tij, thuhet se krijoi një depozitë (Yama Theerthami), vendosi lingamin dhe iu lut me përkushtim për falje dhe rikthimin e fuqisë Shivës, në mënyrë që ti realizonte plotësisht detyrat e tij. I kënaqur nga lutjet e tij Shiva thuhet se i dhuroi një skeptër (Dhandam) Yamas në këtë vend dhe i riktheu fuqinë prej nga rrjedh emri Dandeeswarar – ose dhuruesi i skeptrit mitik. Bashkëshortja e zotit është hyjnesha Karunambika (Nëna e mëshirshme).

Ngjarje tjetër e rëndësishme e lidhur me këtë tempull është se 4 vedat erdhën dhe iu lutën këtij zoti dhe rimorën fuqinë e tyre pasi ishin marrë nga Hiranyaksha dhe u mbajtën të zhytura në detë përpara se të shpëtoheshin nga Vishnu në formën e avatarit Matsya. Kështu ky vend është i përshtatshëm për çdokënd që do të rifitoi fuqitë dhe vitalitetin e tij të humbur. Emri Velachery thuhet se është shtrembërim i emrit Veda Shreni (Vendi i Vedave).[1]

Tempulli Redakto

Tempulli është ndërtuar në Arkitekturën Dravidiane dhe ka një Vimana me pesë kate dhe ka po ashtu faltore të veçanta për Ganapatin, Subrahmanyan dhe Shastan. Në këtë kompleks gjenden idhujt e Suryas dhe hyjnive të tjera duke përfshirë edhe 63 shenjtët nayanmarë.

Tempulli megjithatë, ka qenë mirëmbajtur keq në të kaluarën dhe në të mund të shihen kolona të thyera dhe mbetje të skalitjeve të shpërndara përreth. Kolona kanë gdhendje në shkrimin tamil dhe vevnagri. Tempulli megjithatë në kohët e fundit ka pasur një patronazh të mirë pasi Velachery është bërë një lagje aktive.

Thuhet se rrezet e diellit bien mbi lingam saktësisht në ditën e vitit të ri tamil, por kjo tani nuk mund të ndodh për shkak të ndërtesave të larta që janë ndërtuar përreth tempullit. Puxhat e tempullit fillojnë rreth orës 6.30 të mëngjesit dhe shkojnë deri në orën 11.30 paradite dhe tempulli hapet përsëri nga ora 4 pasdite deri në orën 8.30 të darkës çdo ditë.[2]

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Heritage Walk to Dhandeeswaram temple". The Hindu. 14 nëntor 2010. Marrë më 19 qershor 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sri Dandeeswarar temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 24 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto